E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përgëzoj policin që mbrojti flamurin e hedhur si leckë

TIRANE-Kryeminsitri Sali Berisha akuzoi sot se demonstruesit shkelën nderin e Kombit duke përdorur flamurin si leckë më 21 Janar.
Në prani të mediave, Berisha i shprehu sot mirënjohje efektivit te FNSH, Amaraldo Izeiri, efektiv i repartit të FNSH, numër 712 që sipas kreut të qeverisë mori nga tokaflamurin me te cilin e goditen demonstruesit dhe më pas qëndroi në mbrojtje të kryeminsitrisë me flamur në duar.

“Në një moment të caktuar një rrugac që flamurin kombëtar e përdori jo ta kishte për nder, por e shkeli me këmbë. Izeiri mori flamurin dhe e ngriti me duar dhe e ruajti me jetën e tij. Mirënjohje efektivit", tha Berisha duke i dorëzuar efektiviti flamurin kombëtar kuq e zi në duar.
Sipas kreut të qeverisë veprimi i demonstruesit ishte i ulët pasi ka fyer dëshmorët e kombit me veprimin e bërë.
“Ky flamur është flamuri kombëtar në qelizat e të cilit prehen martirët e këtij kombi nga koha e Skënderbeut deri sot. Është flamuri që prehen të gjithë ata që kanë luftuar për liri. Cdo shqiptar kudo që ndodhet në Shqipëri, në Kosovë jashtë saj e mbarë botën do të donin të kishin mundësi të të përqafonin ty”, iu drejtua Berisha efektivit.
Personalisht efektivi u shpreh se ndjehet i prekur nga vleësimi i kryeministrit.”Unë betohem se do e mbroj flamurin. Me këtë flamur unë e kam përfaqësuar në Irak, Shqipërinë, në kontigjentin e parë. Jam ndier keq kur na kanë gjuajtur me flamurë. Por ky flamur më dha forcë dhe përmbajtje”.
Në këtë ceremoni të vecantë, mori pjesë dhe Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›