E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora ribllokon të gjitha zonat rurale në Kukës

Drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha, thotë se "pavarësisht punës pa ndërprerje pjesa më e madhe e akseve rrugore janë të bllokuara. Synimi është mbajtja hapur e akseve rrugore kryesore".     
Lajmi i mirë është se pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës vijon të jetë i kalueshëm (me zinxhirë) segmenti i autostradës Morinë-Kukës-tunel. Për mbajtjen hapur të këtij segmenti është angazhuar i gjithë arsenali i mjeteve borëpastruese të firmave kontraktore.
     
Kryetari i komunës së Shishtavecit, rruga e së cilës pasi u hap dje është ribllokuar sot, bëri të ditur se, "reshjet e dëborës janë shumë të dendura, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në mbi 2 metër".
     
"Pas një periudhë mbi 10 ditore të izoluar situata po shkon drejt kaosit, pasi në shumë familje po mungon ushqimi, ndaj ndihma është e domosdoshme në këtë rajon të izoluar prej ditësh" thotë kryekomunari Dylejman Nela.
     
Në rrethin e Kukësit aktualisht janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Grykë Cajës, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Surrojit dhe Arrnit./Start/

                                                                                             2012-02-11 11:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›