E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëbora zbardhi Shqipërinë, si paraqitet situata në Lezhë

Shumë qytete të Shqipërisë janë “zgjuar” me bardhësinë e dëborës këtë të diel.

Por, rënia e dëborës ka sjellë vështirësi në shumë akse rrugore.

Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar, ku tregon se rruga që të çon te Kisha e Laçit dhe segmenti rrugor në Qafë të Ulzës janë të bllokuara dhe automjetet nuk mund të kalojnë deri në një njoftim të dytë.

“Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.

* Rruga që të çon te Kisha e Laçit është gjithashtu e bllokuar për të njëjtën arsye”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›