E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Kaos në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, reshjet e dëborës paralizojnë lëvizjen

Reshjet intensive të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar kaos në qarkullimin nga Pogradeci drejt Qafë Thanës.

Situata më problematike është raportuar pranë Udënishtit, ku mjetet kanë rrëshqitur, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe mjeteve borëpastruese, qarkullimi është rifilluar, por me ritëm shumë të ngadaltë. Megjithatë, i gjithë aksi rrugor mbetet nën pushtetin e dëborës dhe erës së fortë, ndërsa temperaturat e ulëta deri në -3°C kanë krijuar shtresa akulli, duke e bërë lëvizjen akoma më të rrezikshme.

Rreth 90% e mjeteve nuk janë pajisur me zinxhirë, duke shtuar vështirësitë dhe rrezikun në rrugë. Reshjet dhe era vijojnë ende, duke paralajmëruar një natë të gjatë dhe të vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet apelojnë për shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe pajisjen me mjete të përshtatshme për kushtet dimërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›