E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëborë dhe ngrica në veri të vendit, vështirësi në qarkullim por rrugët janë të kalueshme

Reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të veri të vendit, duke bërë që vështirësitë në qarkullimin e mjeteve të shtohen.

Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe kryesisht Bogë–Theth temperaturat janë nën zero.

Rrugët janë të kalueshme, por duhet të zbatohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.

Ndërkohë në  Qafë Thore nuk ka pasur aktivizim të rrezikshëm të ortekëve.

Në zonat malore ka prezencë ngricash dhe po punohet për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›