E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me flamurin shqiptar Avramopulos i kerkon ndjese Panaritit

Pas incidentit me flamurin shqiptar, i cili ishte vendosur me kokë poshtë gjatë konferencës për shtyp mes ministrit tonë të jashtëm Edmond Panariti dhe ministrit të jashtëm grek Dhimistris Avramopulos, ky i fundit i ka telefonuar Ministrintshqiptar Edmond Panariti dhe i kërkon ndjesë për incidentin e pakëndshëm protokollar.

Sipas burimeve nga Minsitria e Jashtme shqiptare mësohet se ministri i Jashtëm grek Avramopulos shpreh keqardhjen dhe siguron ministrin Panariti që ngjarja nuk do errësojë rezultatet e sukseshme të kësaj vizite.

Avramopulos konfirmon gjithashtu që ky nuk është vetëm qëndrim personal i tij, por i gjithë opinionit grek lidhur me pakujdesinë për flamurin.
Ministri Avramopulos tha se vizita e homologut të tij në Athine, ishte një sukses i plote dhe se incidenti nuk cënon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›