Dedaj: Bojkoti i Tadiqit, politikë izoluese
Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, tha sot se bojkotimi i konferencës në Bërdo nga ana e presidentit serb, Boris Tadiq, dëshmon edhe një herë se Beogradi zyrtar vazhdon politikën izoluese të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
Në një konferencë për media, kryetari Dedaj ka përshëndetur pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për Ballkanin Perëndimore në Bërdo të Sllovenisë, ku ai e përfaqëson Kosovën si shtet.
Dedaj gjithashtu ka reaguar ndaj disa deklaratave të presidentit serb, Tadiq, i cili pretendon se pas vendimit që ta marrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për statusin e Kosovës duhet të fillojnë negociata të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.