Fol: Katër gënjeshtra dhe një e vërtetë

Organizata Joqeveritare “Fol” ka vazhduar me prezantimin e deklaratave të pavërteta të zyrtarëve të lartë institucionalë vendorë. “Matësi i së Vërtetës”, në mesin e deklaratave të pakta të vlerësuara si “të vërteta”, ka radhitur edhe një deklaratë të ambasadorit amerikan, Christopher Dell.
“Shoqëria juaj ende shikon nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Quinti apo trupa tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që Qeveria juaj t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj. Kjo s’do të shkojë gjatë”, kishte deklaruar Dell, në fillim të javës.
Petrit Zogaj, drejtues i “Fol” tha se deklarata e ambasadorit Dell i është referuar raporteve për kërkesat e ndërkombëtarëve për ndryshime në qeveri. “Deklarata është e vërtetë, sepse qeveria nuk ka bërë asnjë ndryshim rrënjësor në përbërje që prej krijimit të saj, para më shumë se dy vjetësh”, u shpreh ai.
Zogaj theksoi se institucionet kosovare, e sidomos Qeveria, duhet të presë presionin e bashkësisë ndërkombëtare, e mbi të gjitha të Ambasadës Amerikane, për të ndërmarrë veprime që duhet t’i bëjë vetë.
Ndërsa në mesin e “të pavërtetave”, kjo organizatë këtë javë ka zgjedhur deklaratën e kryeprokurorit Ismet Kabashi, se prokuroria është organ i pavarur dhe përgjegjës për hetimin e veprave penale.
“Sistemi i drejtësisë është vlerësuar gjithmonë si hallka më e dobët e funksionimit të shoqërisë. Raporte të ndryshme si Raporti i Departamentit të Shtetit, Global Integrity, Raporti i Progresit dhe raportet e tjera vendore kanë folur për ndërhyrjet e vazhdueshme të politikës në sistem, duke përfshirë prokurorinë. Agjencia Kundër Korrupsionit, gjithmonë është ankuar se prokuroria nuk ka nisur e as zhvilluar hetime, për shumë raste korrupsioni, që kjo i ka proceduar aty”, ka thënë Zogaj.
Deklarata e tretë e përzgjedhur ka të bëjë me pohimet e rektorit të UP-së, Mujë Rugova, i cili ka thënë se ai është zgjedhur me konkurs, prandaj mund të vazhdojë ta mbajë pozitën megjithëse i ka mbushur 65 vjet.
“Unë këtu jam zgjedh me konkurs. Ky është post pozicional, nuk e merr ligji, duhet ta keni qartë. Sikur të isha vetëm profesor, ajo është diçka tjetër”, ka deklaruar Muja, në një bisedë për gazetën Express, më 14 shkurt.
“Rregullorja në fuqi thotë se asnjë shërbyes civil nuk mund të punojë, kur të mbushë moshën e pensionit që është 65 vjeç. Ligji për Shërbyesit Civilë ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Rugova do të vazhdojë të jetë rektor, duke shfrytëzuar Statutin e UP-së, që nuk flet për moshën e rektorit”, thekson “Fol”.
Deklaratë tjetër e përzgjedhur nga “Fol” është ajo e ministrit të Transportit, Fatmir Limaj i cili ka premtuar se Kosova do të ketë kodin e saj telefonik, ndërkohë që sipas Zogajt, dy vjet pas pavarësisë, Kosova vazhdon të përdorë kodin telefonik të Serbisë.
Deklarata e fundit “e pavërtetë” është ajo e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, i cili më 6 qershor 2008 ka kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të gjejnë disa lokacione në pika më ta larta nëpër periferi të kryeqytetit, ku do të mund të vendoseshin antenat për telefoni mobile. Ndërkohë që, sipas “Fol”, antenat vazhdojnë të jenë pranë vendbanimeve.