Dedaj-Telitit: I keni ikur detyrës. Këta janë deputetë prej Berishës e Bashës

Gazetari i “Liberale”, Reldar Dedaj, i ftuar në “3D” u shpreh se në të gjithë grupimin e deputetëve të PD-së dy persona kanë vota aty, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Sipas tij, ata janë deputet që po të dalin pa logon e përfaqësimit të Sali Berishës apo Lulzim Bashës nuk marrin vota, sepse janë votuar siglat.
Duke debatuar me përfaqësuesin e “Rithemelimit, Dorian Teliti, gazetari Dedaj u shpreh se radikalizmi që po ndjekin deputetët e “Rithemelimit” i kanë ikur detyrës sepse po përdorin forcën por jo ballafaqimin me alternativa mes tyre dhe mazhorancën.
“Rithemelimi është një lëvizje parapolitike, radikalizmi i saj shmang përfaqësimin. Këta deputet që përfaqësojnë elektoratin e tyre i kanë ikur detyrës. Këta i kanë ndezur situatën, kanë ndezur flakadanët por nuk po përfaqësojnë dhe nuk janë në detyrë, nuk jeni ballafaquar për buxhetin , ligjet”, tha Dedaj.
/rtsh.al/