Dede Gjon Luli 8211 Nje jete e shkrire ne lufte kombetare

Nga Gani Qarri
Ishin periudha te veshtira dhe vendimtare ato kur popullit tone nen roberine afro 500 vjecare per levizjet e reja qe kishin zene fill ne Ballkan dhe Evrope i duheshin me shume se kurre me pare patriot te vertete te gatshem per flijime te medha ne lufterat e veshtira qe do te zhvilloheshin per clirim kombetar.
Ne Familjen e Gjon Lulit pas nje pritje te gjatedo te lindtenje kolos i tille i cili do te behej shembulli me i mire i lufterave kombetare te atyre viteve per veteflijim personal dhe familjar ne historine shqiptare te atij shekulli. Ne vjeshten e vitit 1840ne Traboin Gjon Lulit i kishte lindur djali i pare dhe i vetem ne shtepine e tij i cili kishte trasheguar emrin e gjyshit Dede Brocit. Ai edhe pse trupvogel ne kuvendet e malesoreve njihej per dije te gjere dhe trimeri te medha ne ato ane. Deda qysh ne moshe te re ishte martua me Prende Gjeloshin nga Selishta e Grudes me te cilen kishte pasur kater femijedy djem dhe dy vajza te cilet i pati krah gjate gjithe lufterave te kombetare per mbrojtjen e Atdheut.
Sipas rregullave te kanunit bajraktar i fisit te Hotit ishte familja e un Mulajve kurse Dede Gjon Lulit ne hierarkine e fisit i takonte vendi dyte por me aftesite qe kishte treguar qysh i ri dhe trimerite e deshmuara luftarake qe ne moshen 21 vjecare nga momenti kur i kishte shkuar ne ndihme edhe Oso Kukes Dede Gjon Luli i Hotit 1840- 5 shtator 1915 u kthye nder figurat me te medha qe pati shqiptaria duke u bere i pari ne kuvend burrash dhe ne kushtrim lufterash per mbrojtjen e trojeve shqiptare ne Malesi dhe Shqiperine kudo.
Formimi i lidhjes shqiptare te Prizrenit me 10 Qershor te vitit 1878
Pas lufterave ruso-turke te viteve 1877-1878 me 3 mars te vitit 1878 ishte mbajtur takimi i Shen Stefanit me crast ishin marre vendime ne dem te disa fuqive te medha e vecanerisht ne dem te Austro-Hungarise ndaj ato fuqi kishin vendosur per mbajtjen e Kongresit te Berlinitpunimet e te cilit do te zgjasnin qe nga 13 qershori deri me 13 korrik te vitit 1878. ku do te ishin rishikuar edhe nje here vendimet me te cilat demtoheshin interesat e fuqive te medha e vecanerisht interesat e Austro-Hungarisepor ceshtja e Popullit shqiptar nuk ishte shqyrtuar dhe as pranuar kombi yne perkundrazi me vendimet e atij kongresi me te cilat ishte dakorduar edhe Turqia ishin demtuar shume interesat e Shqiperise dhe ceshtja jone kombetarepasi ishte vendosur qe trojet tona etnike dhe disa pjese te atdheut tone fshatra dhe qytete tu jepeshin vendeve hegjemoniste fqinje.
Nen rrethanat e zhvillimeve te reja nderkombetare me nje paraprirje kohore afro pese-javeshe para se te fillonte punimet Kongresi i Berlinitpikerisht me 10 Qershor te vitit 1878 ishte formuar Lidhja shqiptare e Prizrenit si organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare e cila ne gjithe historine e ekzistences se popullit shqiptar per here te par paraqitej edhe me nje platforme e program gjithekombetar per realizimin e te cilave Lidhja Shqiptare ne vitet pasuese do te bente perpjekje me te gjitha kapacitetet e saja njerezore dhe ushtarake per mbrojtjen e te gjitha trojeve tona kombetare me aktivitete te kombinuara diplomatike dhe lufte te armatosurderi ne vitin 1881.
Ne lidhjen shqiptare te Prizrenit perfaqesoheshin te kater vilajetet shqiptare madje Malesia si pjese e vilajetit te Shkodres kishte 6 perfaqesues Shkodra dy dhe Podgorica nje. Nga Kryesia e Lidhjes se Prizrenitper trimerite e treguara ne lufterat e zhvilluara dhe aftesite e deshmuara ne udheheqje Dede Gjon Luli ishte zgjedhur udheheqes ushtarak i Hotit dhe zevendes komandant i pergjithshem i forcave te Lidhjes shqiptare per Shkodren. Ky Luftetar i lindur per pushke e lufteratrimerite e tij i deshmoi qysh ne moshen 21-vjecare ne luften e Vranines ku Dede Gjon Luli i kishte shkuar ne ndihme Oso Kukestrimit qe luftoi deri ne frymen e fundit kunder malazezve dhe ne momentet kur po i ngushtohej rrethimi Oso Kuka i kishte vene zjarrin kulles se tij per te mos rene i gjalle ne duart e malazezve.
Lidhjes shqiptare te Prizrenit i duheshin organizim i njemendet dhe veprime te shpejta ngaqe pas vendimeve te Kongresit te Berlinit per dorezimin e tokave shqiptare vendeve fqinje forcat turke largoheshin nga pozicionet te cilat duhej ti zinin forcat e lidhjes shqiptare te deges se Shkodres para se t8217i pushtonte ushtria malazeze duke u konfrontuar shpesh me ushtrite e tyre pushtuese. Dede Gjon Luli kunder malazezevekishte luftuar edhe ne vitet 1880-1881 dhe Ai tashme i kishte bindur te gjithe se ishte mjeshter i rralle i luftes dhe shfrytezimit te terrenit te cilin e njihte me pellembe ne ato ane duke mos u koritur asnjehere perballe armikute as atehere kur u priu forcave shqiptareme pushke ne dore kunder ushtrise se Malit te Zi te cilen e udhehiqte ish shqiptari i dikurshem i Fisit te Kuqit i kthyer ne malazez-Mark Milani me te cilin Dede Gjon Luli ne krye te 18 trimave te zgjedhur te Hotit dhe Grudesdo te matej tek ura e Rrzhanices duke i thyer me turp ushtaret e Mark Milanitku malesoret me lavdine e fitores se tyre te re shkruan edhe nje faqe te ndritur ne historine kombetare shqiptare.
Ushtria malazeze kishte organizuar edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill qe te pushtonte pozicionet e ushtrise shqiptare por pa sukses ngase Forcat e Hotit dhe te Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmet e armikut malazez dhe me qendresen ne frontin e Hotit dhe te Grudes i cili zgjati per disa muajtendencat malazeze per pushtimin e Hotit dhe Grudes kishin deshtuar.
Sic dihet nga historia ne pranveren e vitit 1881 Hoti dhe Gruda ishin djegur nga turqit dhe Dede Gjon Luli per afro tri vite ishte detyruar ta linte malesine dhe te strehohej ne shtepine atdhetare te Binak Alise se Krasniqes dhe te Mehmet Shpendit ne Shale te Dukagjinpor luftetaret shqiptar me Dede Gjon Lulin ne krye nuk ishin dorezuarata po prisnin rastin e pershtatshem per tu kthyer ne Malesine e tyre dhe me 26 prill te vitit 1883 ne Kuvendin e mbajtur ne Kastrat kishin vendosur te formonin Lidhjen e Vogel e cila jo vetem se do ta kundershtonte dhurimin e tokave tona vendeve fqinje nga Turqia por edhe do te mbronte trojet shqiptare me arme ne dore nga sulmet e pareshtura pushtuese te Malit te Zi.
Keshtu qe Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 do te organizonte nje ekspedite ushtarake ndeshkimore per carmatosjen dhe nenshtrimin e Malesise se Madhe per ti detyruar me force shqiptaret qe te pranonin dorezimin e tokave te tyre duke djegur Kastratin Hotin e Grudenme crast luftime te ashpra ishin perhape edhe ne Spi Qafe Kishe dhe Traboin ku forcat mbrojtese te udhehequra me shume sukses nga Dede Gjon Luli te cileve me ardhjen ne ndihme te Hotit Grudes dhe Trieshit e kishin detyruar Hafiz Pashen qe te kerkonte armepushim.
Pas lufterave te Serbise me ushtrine e Perandorise Osmanegjate viteve 1876-1881 ajo e ndihmuar edhe nga Rusiakishte arritur qe ne vitin 1878 ti pushtonte Pirotin Prokuplen Toplicen Sanxhakun e Nishit dhe pjese te Kosoves verilindore nga te cilat kishte perzene te gjithe shqiptaret qe jetonin atjeduke bere spastrimin e plote etnik dhe aneksimin e tyre. Kurse Malit te Zi u kishin dhene per fillimtrojet e shkeputura shqiptare si Fudnat Koja dhe Trieshi.
Luftetaret shqiptar pervec luftes fizike ne frontet e mbrojtjes se trojeve te tyre ata kishin bere perpjekje edhe ne menyre diplomatike per ruajtjen e integritetit territorial duke iu drejtuar konsujve evropian me kerkesa te formuluara ne forme te shkruar permes letrave qe ua kishin derguar atyre duke ua bere te qarte se nuk i pranonin vendimet e padrejta te Kongresit te Berlinit dhe se ishin betuar qe tokat e tyre te mos i leshonin pa lufte. Keto letra i ishin derguar ambasadorit te Austrise me 1 mars te vitit 1880 dhe me 4 Prill te po atij viti dhe konsujve tjere evropian ne Shkoder.
Por perkunder te gjitha perpjekjeve diplomatike dhe luftarake te shqiptareve per mbrojtjen e teresise se tyre territoriale fuqite e Medha dhe Turqiapa i pyetur fare shqiptare benin tregti me trojet tyre duke i shitur shume lire atopjese te medha te te cilave u kishin falur vendeve hegjemoniste fqinje.
Sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit Porta e Larte duhej qe Malit te Zi t8217ia dorezonte edhe Ulqininmirepo Ushtria e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Dega e Shkodres nen udheheqjen e Mehmet Becit Mehmet Gjylit Sali Hyles etj. bashke me popullsine vendase kishin kapur armet per ta mbrojtur me lufte te armatosur Ulqininpor me gjithe luften heroike kunder ushtrise turke nen komanden e Dervish Pashes dhe presionit te pa nderprere luftarak te Flotes nderkombetare te komanduar nga admirali anglez Sejmur per dorezimin e Ulqinit forcat mbrojtese vullnetare ishin thyerdhe me 26 nentor te vitit 1880forcat pushtuese turke bashke me ato te flotes nderkombetare i kishin dorezuar Malit te Zi Ulqinin.
Lidhja Shqiptare e Prizrenitqe nga formimi me deget e saj ne te gjitha trojet shqiptare ishte shtylla kryesore e lufterave per mbrojtjen e teresise territoriale te shqiptareve dhe paraprijese e pavaresise se popullit shqiptarnga Turqia. Kryengritjet shqiptare me gjithe demtimin e perkohshemfrymen e tyre patriotike dhe idealin per clirim kombetar turqit nuk arriten ta shuanin kurre ndaj pas perpjekjeve te shumta e te pa nderprera do te rifuqizimi dhe perhapja e pergjithshme e kryengritjeve te tyre per clirim kombetar nga Turqia do te arrihej qe nga viti 1909 te cilat do te vazhdonin hovshem me 1910 ne Kosove dhe 1911 ne Malesi te madheper tu perhapur ne te gjitha trojet shqiptare duke mos pushuar asnjehere deri te clirimi nga Turqia dhe Shpallja e Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor te vitit 1912 ne Vlore.
Kryengritja e Malesise se Madhe me 1911
Kryengritja e vitit 1910 ne Kosove e udhehequr nga Idriz SeferiIsa Buletini Bajram Curri Mic Sokoli e te tjere do te rishfaqej ne permasa te reja e shpejt dhe e fuqishme tanime ne Malesine e madhe nen udheheqjen e Dede Gjon Lulit te Traboinit te Hotit ku pervec lufterave me turqit malesoret u desh te luftonin ne dy fronte edhe kunder ushtrise malazeze te cilet shfrytezonin cdo rast per pushtimin e trojeve tona. Gjate kryengritjeve shqiptare te viteve 1910- 1911 kunder xhonturqveshume familje shqiptare ishin detyruar te iknin ne mal te zi fatkeqesine e te cileve e keqperdorte qeveria malazeze pikerisht ne kohen kur shqiptaret zhvillonin luftime per clirimin e trojeve te tyre nga Turqia Mali i zi ua ndaloi te gjitha ndihmat madje edhe buken refugjateve shqiptar duke u mundu ta perdor fatkeqesine e tyre per pretendime territoriale ndaj Malesise dhe vet qytetit te Shkodres.
Mali i Zi qe me 14 mars te vitit 1911 per ti nenshtruar shqiptaret me uriua kishte nderprere te gjitha ndihmat refugjateve te luftesne momentet me te veshtira te pergatitjeve per lufterat shqiptaro turke. Madje edhe pse Isa Buletini dhe Dede Gjon Lulikishin hedhur poshte tendencat e krajl Nikolles qe Kryengritja te fillonte e papergatitur dhe e pa koordinuar me viset tjera shqiptare malazezet me qellim te deshtimit te kryengritjes shqiptar kishin informuar si Turqit-ashtu edhe Fuqite e Medha se malesoret do te fillonin kryengritjen qe me 28 mars te vitit 1911gje qe me ne fund i kishte detyruar shqiptaret qe ta nisnin kryengritjen jo vetem para kohe dhe para perfundimit te pergatitjeve te duhura por edhe 4 dit perpara dates se paralajmeruar nga malazezet duke filluar me 24 mars vitit 1911 nga malesoret e Hotit te udhehequr nga Dede Gjon Luli per t8217u perhapur me shpejtesi ne Grude Kelmend dhe Kastrat.
Kryengritesit e Malesise se Madhe me 30 mars te vitit 1911 u kishin drejtuar edhe nje memorandum Fuqive te Medha te nenshkruar nga Muharrem Bushati Isa Boletini Dede Gjon Luli Sokol Baci Abdulla Aga Preng Kola Mehmet Shpendi e te tjere permes te cilit kerkohej te njihej zyrtarisht kombi shqiptarpaprekshmeria e trojeve tona njohja e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne te kater vilajetet e Shqiperise etnike hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe qe nepunesit ne zyra dhe gjyqe ne Shqiperi te ishin shqiptare ushtaret shqiptare te mos sherbenin jashte trojeve shqiptare dhe tatimet shteterore te perdoreshin per nevojat ne vend
Per Kryengritjen e reshqiptare u perpoqen qe permes atdhetarit te njohur Nikolle Ivanaj dhe patrioteve te tjere te ceshtjes kombetarene fillim te siguronin perkrahjen e qeverise italianepor Roma nuk ishte e interesuar te ndihmonte kryengritjen e malesoreve shqiptarmadje ajo qe nga shkurti i vitit 1911 kishte ndaluar edhe vullnetaret arberesh per pjesemarrje ne kryengritje dhe cdo ndihme te mundshme qe mund tu jepej kryengritesve shqiptare me arsyetimin se kryengritja demtonte interesat diplomatike te Italise kurse Qeveria austro-hungareze kishte kerkuar nga Porta e Larte qe tu pranoheshin nje numer i te drejtavete shqiptareve.
Organizimi i Kryengritjes shqiptare u ndihmua per aq sa mundejbrenda dhe jashte vendit nga atdhetaret Nikolle Ivanaj Hile Mosi Luigj Gurakuqi Ismail Qemali dhe Perfaqesues te tjere te Levizjes Kombetare Shqiptare te cilet pervec Italise bene perpjekje per te siguruar edhe perkrahjen e shteteve fqinje por kryengritja e malesoreve i kishte tronditur shtetet hegjemoniste fqinje te cilat kishin pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare qe nga Mali i Zi Serbia dhe Greqia e deri te Bullgaria keshtu qe Serbiajo vetem se nuk pranoi kerkesat per ndihme te Levizjes Kombetare Shqiptarepor bashke me Qeverine e Malit te Zipenguan me cdo mjet dhe mundesi kryengritjen shqiptare qe ajo te fitonte karakter gjithe-kombetar.
Ngritja e Flamurit Kombetar me 6 Korrik te vitit 1911 ne Decic
Shqiptaret luftonin edhe nje here te vetmuar kunder perandorise turke e cila me 13 maj te vitit 1911 me rreth 40 mije ushtare dhe artileri te rende te udhehequr nga Turgut Pashakishte filluar sulmin kunder Malesise se Madhe kur cetat e malesoreve te prira nga Dede Gjon Luli numeronin rreth 3500 luftetar. Por malesoret te udhehequr nga Dede Gjon Luli sulmit te ushtrise turke iu kishin pergjigjur me luftime te rrepta dhe te pergjakshme qe nga treva jugore e Shkrelit deri ne Dinoshe. Perpjekjet e turqve per marrjen e Decicit ishin lare me gurra gjaku ku Dede Gjon Luli edhe pse ne moshe te shtyre perkrah dy djemve te tij Koles dhe Gjergjit te se rese- Nores dhe malesoreve te cilet jo vetem se luftuan me shume suksese por zune edhe shume arme e municione me te cilat ishin hidhur edhe ne sulme kunder pushtuesve turq. Lufta e malesoreve trima ishte nder me te rreptat e te gjitha koherave bile edhe me e rrepte se vete shkreptimat e rrufese te cilen Dede Gjon Luli e kishte drejtuar me shume sukses duke mos u ligur as atehere kur bashke me 20 hotjanet e vrare ne lufte kishte rene edhe djali i tij 22 vjecar Gjergji.
Pas humbjeve te medha te turqve Turgut Pasha kishte tentuar edhe nje here ti mashtroj malesoret me premtime per faljeper tu ndertuar shtepite e djeguraper tu dhene ndihme me para etj. por lufta e malesoreve nuk kishte te ndalur e cila Piedestalin e shkelqimit ne heroizmin e saj kjo lufte kombetare e arriti me 6 Korrik te vitit 1911 ne Bratile te Decicit kur u ngrit Flamuri Shqiptar i Gjergj Kastriotit- Skenderbeut nga kryengritesit malesor nen udheheqjen e Dede Gjon Lulit te Traboinit.
Mbas fitores se malesoreve shqiptar mbi turqitporta e larte e kishte shkarkuar nga pozita dhe larguar nga ShqiperiaTurgut Pashen kurse Ethem Pashaduke u terhequr ne drejtim te Gjakoves kishte rene ne priten e cetes se Bajram Daklanit ku ishte plagosur rende dhe kishte vdekur ne spitalin e Shkupit.
Sipas informatave te kohes ne luften kunder shqiptarevenga rreth 40 mije ushtaret e angazhuar turqmbi shtatemije ishin vrare ne beteja. Ndaj edhe Lufta heroike nen udheheqjen e Dede Gjon Lulit e cila kishte zgjatur afer kater muaj kishte mahnitur gjithe opinionin vendor dhe nderkombetarduke arritur nje fitore te shkelqyer te kryengritesve shqiptar.
Dede Gjon Lulin si pashallaret turq ashtu edhe shovinistet malazez perkunder gjithe atyre lufterave te zhvilluara nuk do te arrinin ta perkulnin asnje here dhe megjithe gezimin e pa mase qe ai do ndjente me rastin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 nentor te vitit 1912 ne mbrojtjen e trojeve te se ciles ne menyre te vecante per mbrojtjen e Hotit dhe MalesiseD ede Gjon Luli dha cdo gje per cka edhe Ismail Qemali ne shenje nderimi per atdhetarizmin e tij te kulluar kombetar kete burre te madh- do ta quante me krenari Pushke e ngrehur per Shqiperine ne vitin 1913 Dede Gjon Luli do deshperohej thelle ne zemer nga vendimet e konferences se ambasadoreve ne Londer per tia dorezuar Hotin dhe Gruden Malit te Zi.
Deshperimi i tij do ta arrinte kulmin me 6 Prill te vitit 1913 kur pushtuesit malazeze ne befasi kishin pushtuar Malesine e madhe per te cilen Dede Gjon Luli me malesoret trima dha cdo gjeduke mos pranuar ofiq as para ne kembim te Atdheut kurse tani bashke me 560 familje nga keto troje do te shpernguleshin nga vatrat e veta shekullore per tu vendosur ne afersi te Shkodres ku formuan lagjet e veta si Hotin e Ri dhe Gruden e Reduke ikur ne pleqerine e tij te thelle nga pushtuesit malazez te cilet ia kishin pushtuar malesine e tij te dashur dhe ne Hotin ku dikur ai me bashkeluftetaret kishte ngritur Flamurin Shqiptar te Gjergj Kastriotitkurse sotne vend te tijvalevitet flamuri i pushtuesit malazez.
Dede Gjon Luli ne Shkoder do binte ne kontakt me shume atdhetar tjere shqiptar dhe si ushtar i devotshem i kombitqe ishte mbeti gjithmone ne sherbim te atdheut duke u gjendur cdo here aty ku vendi kercenohej nga pushtuesit dhe tradhtaret bashke me malesoret trima i gatshem te hidhej ne lufta te reja te behej shkrumb e hi derisa te kete gjak nder dej per lirin e kercenuar te kombit dhe per te mos ia fal kujt Shqiperine.
Ne shtator te vitit 1914 ne fillim te Luftes se Pare Boterore Dede Gjon Luli i shqetesuar per fatet e Shqiperise do tu drejtohej per here te fundit edhe me nje leter te gjithe atdhetareve shqiptar per mbrojtjen e trojeve tona deri ne piken e fundit te gjakut te tyre sic e meritonte rasti historik qe te realizohej me sukses pavaresia e Shqiperise me moton Shqiperia e Shqiptareveqe i bashkoi te gjithe patriotet e kombit pa dallim feje a krahine.
Lufta e Dede Gjon Lulit ishte aq e madhe dhe historikesa qe askush dhe asnjehere nuk mund ta zbehe shkelqimin e tij diellorme gjithe perpjekjet per hijezimin e veprimtarise se tij kombetare qe e beri Dede Gjon Lulin te dashur dhe te pranueshem per te gjithe shqiptaret ndaj jane te demshme tendencat per terheqjen e Portretit te i tij shkelqyes nga piedestali rrezatues i Diellit te gjere kombetarqe ngrohe te gjithe shqiptaretper tu mbyllur ne dhoma te ngushta murgjish fetar nen hijen e peizazheve surreale te vizatuara pas ngjarjeve te medha.
Ne librin Lufta per clirim kombetar te P. Pepos thuhet se Paloke Traboinime 1911 kishte sjelle tre flamuj nga Vjena e Austrise dhe nje nga ta i kishte dhuruar Dede Gjon Lulit i cili qe Diten e diele me 6 prill te vitit 1912 e kishte urdheruar te birin Kolen qe te kisha e Traboinit ta shpaloste flamurin kuq e zi dhe Kola kishte thirrur Shiko popull Nji ky asht flamuri i Shqipnise i kuq me shqipe te zeze me dy krena dhe nga gezimi Flamuri Kombetar ishte pershendetur me nje batare pushkesh nga te cilat kishin ushtue malet per rreth Hare ma te madhe s8217ishte pa ndonjehere nder Hot8230
Vrasja me tradhti e Dede Gjon Lulit
Dede Gjon Luli mbeti luftetar i denje kombetar deri ne castin e fundit te jetes se tij kur edhe u vra me tradhti ne moshen 75 vjecarene nje prit te organizuar ne Orosh te Mirdites. Edhe pse Pavaresia e Shqiperise se cunguar nga konferenca e Londres ishte njohur nga shume vende armiqte dhe tradhtaret e kombit shqiptar nuk pushonin se luftuari per ti zhdukur luftetaret e mbetur te ceshtjes kombetare dhe zhduk edhe ate pak Shqiperi qe kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjet tane hegjemonist.
Ne listen e atyre qe duhej zhdukur ishte edhe Dede Gjon Luli i cili per t8217i dale zot atdheut muaj me radhe kishte qendruar edhe ne malet e Pukes ku ishte perpjekur ti luftonte forcat anti-kombetare esadiste derisa nje dite vjeshtemercenaret e kishin kryer punen e vete duke e vrare Deden me Tradhti.
Nga gjendja e mjegulluar qe mbulonte ato kohe te liga ShqiperineDede Gjon Luli kishte nje parandjenje te keqe dhe sipas deshmive te Nores Nuses se djalit te Dede Gjon Lulit-Koles e cila nuk iu kishte ndare luftes kurre bashke me Burrin dhe Vjehrrin e sajndaj edhe Dede Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prinderore ndaj saj sa qe ate e quante Djali ma i miri i Babesndaj edhe pak kohe para se te vritej me tradhtine qershorin e vitit 1915 i kishte lene asaj edhe nje testament qe ne rastin me te keq Nora te shiste ato pak gjera qe u kishin mbetur per ti lar borxhet qe kishin ne Qytet dhe Malesi sepse Dede Gjon Luli kishte blere arme e fishek dhe nuk donte as pas vdekjes te linte gje peng.
Nora e deshperuar kur kishte marre Testamentin kishte parandier edhe rrezikun e vdekjes se shpejte te Dede Gjon Lulit gje qe pas dy muajsh edhe kishte ndodhur.
Sipas shenimeve nga Historia shqiptare te bazuara edhe ne deshmite e Nores Dede Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt ne nje mbledhje te fshehte per Malesine e cila gjoja- do te mbahej ne Orosh. Nora nga droja se do ti ndodhte gje e keqe Dede Gjon Lulite kishte lutur shume Babe Deda i kishte thene Nora ta kam rixhane- mos shko se ja druej sherrin asaj mbledhje por Dede Gjon Luli edhe pse shume here edhe ne raste te veshtira lufte e kishte degjuar Noren Djalin ma te mirin te Babes fatkeqesisht kesaj radhe nuk e kishte degjuar duke i thene Nore Djali im me i miri shtatedhjete e pese vjet i bana e fjalen peng kurre nuk e kam lanekur me thirren ne ate mbledhjeu thash po- do te vij e tani vetem vdekja nese me ndal se nuk e la pa shku.
Nora si shume here tjera gjate luftes edhe kesaj radhe vezhgonte terrenin e rrugetimit te tyre ndaj edhe kishte hetu se dicka e keqe ne Orosh do t8217u ndodhtengase kur ishin afrua prane kulle se mbledhjes nje nuse e shtepise fshehurazi u kishte tregu se aty nuk kishte mbledhje por se ishin te tradhetuem.
Dhe sipas historianeve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashes ne koordinim me miqte e tij Gjonmarkajt te cilet bashkepunonin me serbet ata i kishin pergatitur Dede Gjon Lulit nje vdekje te tille te mistershme Trimit te Traboinit ne moshen e tij 75-vjecare me 5 shtator te vitit 1915 ne Sheshez te Oroshit
Ne betejen e 29 gushtit te viti 1912ne mesin e 20 luftetareve te rene ishte edhe djali i dyte i Dede Gjon Lulit- Gjergji 22 vjecar. Pas tre vjetesh ne shtator te vitit 1915 do te vritej vete Dedakurse Djali pare i Dede Gjon Lulit Kola do te largohej per afro tri vite ne Itali nga ku do ti dergonte Nores se nje leter ku i shkruante Te lutem na i mblidh eshtrat per tu kthyer edhe vete nga Italia me 1918 me crast edhe ai tre vjet pas te atit do te vdiste i helmuar ne Vlore duke shtuar edhe per njenumrin e deshmoreve per Atdheun nga Familja e ngushte e Dede Gjon Lulit.
Keshtu qe Nores- Rese se Dede Gjon Lulit dhe gruas se Koles tanime vertete nuk i kishte mbetur asgje tjeterpervec se tua mblidhte eshtrat e ketyre patrioteve e cila pas shume perpjekjeve qe bane bashke me bijen e Dede Gjon Lulit Nareja ato arriten qe ne maj te vitit 1923 ti bartin eshtrat e Dede Gjon Lulit prej Oroshit dhe ato te Koles prej Vlore per ti sjelle dhe bashkuar ne Shkoder.
Nora nuk iu kishte ndare kurre luftetareve ajo me nderresa nen sqetullshkonte gjithkund me ta shpesh here edhe duke pri nder shtigje te veshtira te pusive deri qe udha i coi atje ku tradhtia permes kurtheve te ngrehura kishte futur ne perdorim edhe bajonetat sllave per vrasjen e patrioteve kombetar pas shpine.
Vrasja me tradhti e nje patrioti te tille kaq te madh dhe te kulluar kombetar sic ishte rasti i Dede Gjon Lulit nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive te medha por ishte menyra me e lige e nje praktike shume mizoree cila do te perdorej shpesh per likuidimin edhe te shume patrioteve tjere te kombit.
Dhe me 18 mars te vitit 1964 do te vdiste edhe Nora pjesemarresja e te gjitha lufterave te lavdishme per clirimin e vendit dhe bashkimin gjithe shqiptardhe deshmitarja e fundit e nje tradhtie te madhe mbi vrasjen ne prit te nje luftetari te deshmuar kombetar.
Shkrim i derguar nga autori prej Zyrihut te Zvicres
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme