Prape cakej dhe arabe ne 8 maj... Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 23/03/2011 112200

Teksa degjoja Ramen te premten qe shkoi tu ankohej nderkombetareve per nje hellipproces zgjedhor te pa garantuar e farsehellip ne 8 maj dhe ti konsideronte keto zgjedhje lokale si hellipnje demonstrate e madhe e mbare popullit opozitarhellip i cili hellipdo te jete i gatshem te perballet ashtu sic thone hebrenjte sy per sy e dhembe per dhembe me cdo lloj trupe dhe me cdo lloj forme te organizuarhellip duke nenkuptuar me keto fjale kundervenien ndaj disa prej institucioneve te shtetit demokratik qe nuk i shkojne pas avazit kreut te PS-se mu kujtua tregimi i shkrimtarit te famshem Franc Kafka Cakej dhe arabe. Ne qender te ketij tregimi eshte vendosur nje verior apo evropian ne vendin e te cilit ekziston nje kuptim tjeter i gjerave krahasuar me arabet ku ai kishte ardhur krejt rastesisht. Teksa u ul te clodhej pak pas nje rruge te gjate qe niste ne lartesite e veriut befas u rrethua nga nje turme cakejsh te cilet nepermjet me te vjetrit te tyre filluan ti ankohen atij per arabet qe hellipi vrasin kafshet per te ngrene dhe kermat i perbuzin. Ne jemi kafshe te varfra - i thone cakejte evropianit - ne kemi vetem dhembet per gjithcka qe duam te bejme per dicka te mire ose te keqe ne na mbeten vetem dhembet. Po cfare deshironi atehere - u thote i ardhuri nga veriu i globit. Zoteri - i thone njezeri cakejte - ti duhet ta perfundosh grindjen qe e ka ndare boten me dysh. Keshtu sic je ti na e kane pershkruar te vjetrit ate qe do te kryeje kete gje. Paqe dhe ne tere horizontin nuk duhet te duket me asnje arabe asnje britme ankese e nje dashi qe arabi e ka therur me thike te gjitha kafshet duhet te ngordhin natyrshem ne qetesi dhe cakejte duhet te jene te pashqetesuar gjate kohes qe pine gjakun dhe hane mishin e tyre duke i pastruar deri tek kockathellip Keshtu zoteri ti e pe dhe e degjove edhe kete loje - i tha prijesi i arabeve te karvanit qe shoqeronte evropianinhellipTregimi perfundon me pershkrimin qe i behet momentit kur kater cakejte kane sjelle ne mes te trumes se tyre trupin e nje deveje te ngordhur dhe te gjithe i jane sulur kermes kush e kush te nxjerre sa me pare gjak nderkohe qe hellipi kishin harruar arabet e kishin harruar urrejtjen sepse ishin magjepsur nga afshi i forte qe leshonte kufomahellip
Nga ky tregim i shkurter i Kafkes mund te nxirren shume ide dhe mesazhe filozofike por ne iu referuam per te treguar sjelljen cakallore te kreut te PS-se Edvin Rama ne kete prag fushate zgjedhore sic ka vepruar pergjate gjithe muajve qe kane kaluar qysh nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Dhe per te bere nje paralelizem te tille nuk ka nevoje per shume fantazi kafkiane mjafton ti pershkruash e tregosh me vertetesi ngjarjet dhe veprimet politike te ish komunisteve shqiptare me ne krye Edvin Ramen. E vetmi ndryshim qendron ne faktin se ndryshe nga cakejte e Kafkes Rama se bashku me cakejte e tjere te Opozites se Bashkuar i sheh arabet si aleate dhe jo si kundershtare. Madje per cakejte socialiste arabet e vertete natyrisht jo sic i pershkruan Kafka jane ne token e shqipeve dhe jo afer shkretetirave.Por here pas here keta arabe te supozuar mund te gjenden edhe ne krahun e mazhorances sic ndodh ne rastin e togfjaleshit te sloganit politik te opozites Fajin e ka Saliu i cili tregon urrejtje cakallore. Nga ana tjeter duke pasur parasysh trashegimine komuniste te cakejve socialiste dhe ate cka thuhet ne tregimin e Kafkes se kjo eshte hellipnje grindje shume e vjeter qe perderisa ka filluar me gjak ndoshta do te perfundoje vetem me gjak Odiseja e dhunes ka per te vazhduar edhe me tej ne ditet qe vijne. A nuk eshte nje fatkeqesi e mjaftueshme qe ne jemi te detyruar te jetojme nen thundrat e ketij populli pa deshiren tone i thote cakalli me i vjeter udhetarit te rastesishem qe ka zbritur nga veriu i globit ne afersi te shkretetires. Sic dihet ndryshimi i sistemit politik ne Shqiperi filloi me gjak. Pranvere ka qene dhe atehere 2 prill 1991 kur u vrane ne Shkoder kater arabe nga krahu i demokrateve. Tani vone u mendua qe me vrasjen e kater arabeve nga krahu i socialisteve ne demonstraten e 21 janarit 2011 do te merrte fund derdhja e gjakut qe shkaktojne dhe projektojne cakejte e ish-Partise se Punes apo pinjollet e ish-Bllokut monist. Por kryecakalli thote se kjo grindje do te vazhdoje balle per balle e dhembe per dhembe edhe ne 8 maj diten e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi. Pra per ish-komunistet nuk ka vlere dhe kuptim asnje lloj perplasje qofte kjo edhe politike ne se nuk perfundon me gjak. Instinkti kafsheror i derdhje se gjakut duket se eshte arsyeja qe i ka terhequr cakejte e Rames drejt vende arabe apo afrikane per ti pare skena te tilla te perseritura edhe ne vendin tone. Kjo eshte arsyeja qe artikulimet politike ne prag te ngjarjes se dhunshme te 21 janarit per imitimin e skenareve tunizian libian e keshtu me radhe kane filluar te perseritet me fjale te tjera tani ne prag te zgjedhjeve lokale te 8 majit duke i konsideruar keto zgjedhje si hellipnje demonstrate e madhe e mbare popullit opozitarhellip. Nje cakall politik nuk mund te beje thirrje me te hapur se sa kaq per gjak arab shume larg shkretetirave ku nuk ka as deve dhe as njerez me kamxhik ne dore. Ashtu si ne tregimin e Kafkes ku deshmi nderimi dhe respekti sipas zakonit kafsheror per te huajin eshte ngulja e thelle e dhembeve ne kemishen dhe pantallonat e tij nga dy cakej ne moshe te re edhe ne qendrimet opozitare te Rames karshi faktorit nderkombetar gjithcka u takon dhembeve ne menyre figurative. Ne te dy rastet tregimi i dhembeve eshte nderim dhe justifikim njeheresh. Per gjithcka qe duam te bejme per dicka te mire ose te keqe ne na mbeten vetem dhembet i justifikohet cakalli me i vjeter te huajit te ardhur nga veriu i globit ne afersi te shkretetirave arabe. E njejta gje ndodh edhe me kryecakallin Rama kur ai kerkon te justifikoje para nderkombetareve apo gjithe publikut shqiptare gjakun e derdhur me 21 janar 2011 dhe gjithe veprimet e tjera te demshme perkunder interesave te vendit dhe qytetareve tane duke u perpjekur tu mbush mendjen te gjitheve se ai ka vetem dhembet dhe asgje me shume. Por sic pershkruhet ne tregimin e Kafkes dhembet i mjaftojne cakallit per te nxjerre gjak edhe nga arteriet e qafes te nje deveje te ngordhur jo me te devese se gjalle. Ne kete rast dhembet cakallor tregojne force dalldi dhe lakmi sa qe nuk duan tia dine as nga kamxhiku i arabit qe perpiqet ti shperndaje. Ka pasur nje moment ne jeten politiko-shoqerore te vendit tone ne ngjarjet e vitit 1997 kur dora qe mbante kamxhikun u ndalua nga i huaji qe qellonte mbi cakej te dalldisur per pushtet te cilet arriten te pine edhe gjak njeriu atehere por nje gje e tille tashme ka hyre ne histori dhe ska per te ndodhur me kurre. Por kete moment me shume se sa endrrat me sy hapur te cakejve opozitare me ne krye cakallin Rama ma kujtoi dialogu qe i huaji dhe prijesi i arabeve bejne me njeri-tjetrin ne mbyllje te tregimit cakej dhe arabe ku midis te tjerash thuhet hellipCakejte nuk mund ti benin balle lakmise se tyre erdhen aty perseri dhe perseri prijesi i arabeve ngriti kamxhikun por une e kapa per krahu. - Ti ke te drejte zoteri - tha ai - ne duhet ti leme te ushtrojne profesionin e tyre eshte tamam koha per tehellip Por ti i pe te gjitha. Kafshe te mrekullueshme apo jo Dhe cfare urrejtje te tmerrshme kane per ne. Pikerisht tek togfjaleshi Por ti i pe te gjitha qendron problemi. Nuk mund te kete me asnje te huaj qe mund ta ndale me doren qe mban kamxhikun e zbatimit te ligjit perballe dhembeve gjakatar te cakejve politike ne Shqiperi nje vend anetar i NATO-s tashme ne pritje per tu bere se shpejti pjese e familjes se perbashket evropiane. Ndaj porosia e te huajve eshte qe ne 8 maj te ndeshkohen me kamxhikun e votes ata te cilet perpiqen te prishin zgjedhjet imazhin e vendit apo qetesine qytetare. Bashkejetesa politike apo qytetare ne nje shoqeri demokratike nuk do te vijoje te behet me as me teorine e perjashtimit dhe as duke treguar dhembet por duke respektuar te drejtat e natyrshme te njeri-tjetrit.