Dede: Kombetarja tregoi vlera pozitive
Mbrojtesi shqiptar, Nevil Dede, i cili aktivizohet ne kampionatin kinez, ndodhet per nje periudhe dyjavore ne Shqiperi, ku eshte duke kaluar disa dite pushimi prane familjes se tij, per shkak te ndalimit te kampionatit kinez sipas programit, si dhe per arsye te obligimeve nderkombetare te skuadres perfaqesuese. I ndodhur ne vendlindje, Nevili pati rast ta ndjeke edhe takimin e skuadres Kombetare shqiptare ndaj Polonise, i pari takim zyrtar i perfaqesueses nen drejtimin e trajnerit te ri, holandezit Ari Han. "Ishte nje takim interesant, te cilin per mendimin tim nuk e meritonim ta humbitnim. Luajtem mire dhe besoj se ishte e drejte te dilnim nga fusha me pike. Por, sic e dime, ka ndodhur edhe me perpara qe ne kemi bere lojen dhe skuadrat e tjera kane arritur rezultatin", u shpreh futbollisti Nevil Dede per albaniasocer.com. Duke pasur parasysh qe mbrojtesi tiranas eshte aktivizuar rregullisht me skuadren perfaqesuese ne takimet paraardhese, Nevili ndjeu emocione gjate ndeshjes. "Sigurisht, eshte me se normale. Luanin shoket e mi, luante skuadra me te cilen une kam ndare shume emocione, te mira dhe te keqija", vazhdoi prononcimin e tij mbrojtesi 33-vjecar. "Nuk besoj se eshte e arsyeshme per mua te evidentoj se cfare shkoi mire dhe se cfare shkoi keq ne ate ndeshje. Por, mund te them se si ndeshje e pare, nen drejtimin e nje trajneri, qe kerkon nje menyre loje tjeter nga ajo qe kemi luajtur me pare, skuadra u paraqit pozitivisht dhe tregoi vlera admiruese, ndonese nuk pati mundesi te realizonte", citoi Nevili, per te cilin pritet qe Han ta marre mbrojtesin ne konsiderate per grumbullimet e tjera. "Personalisht, une nuk di asgje se cfare ka menduar trajneri Han per te ardhmen qe ka te beje me thirrjen time ne skuader, por ashtu sic e kam cilesuar edhe me pare, une gjithnje kam qene dhe do te jem i gatshem sa here qe te thirrem nga trajneri dhe stafi i tij. Detyra ime si futbollist eshte te luaje dhe te gjendem ne forme te mire, kur emri im citohet dhe do te jem i gatshem gjithnje per te veshur fanellen e kombit tim, nderi me i madh per nje futbollist", perfundoi prononcimin e tij, mbrojtesi shqiptar Nevil Dede.