E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bodrusic firmos me HNK Rijeka

Kroati Dario Bodrusic, qendermbrojtesi i Dinamos, i lakmuar nga disa ekipe ne Shqiperi, nenshkroi per klubin kroat HNK Rijeka. Lajmi per transferimin e lojtarit eshte publikuar edhe ne faqen zyrtare te klubit kroat nk-rijeka.hr dhe ka sjelle panik ne radhet e Dinamos, e cila ka kerkuar me ngulm qe kroatet, te cilet luajten sezonin e kaluar me fanellen blu te mos largoheshin nga ekipi. Largimi i Bogrusic mund te sjelle dhe largime te tjera nga radhet e bluve. 25-vjecari mberriti ne Shqiperi nga Slaven Belupo, ndersa me pare ka luajtur edhe per Inter Zapreshica. Dario Bodrusic, nje nga mbrojtesit me te mire te sezonit te kaluar ne Shqiperi, synon nje vend ne Kombetaren kroate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›