Dede: Tirana s'trembet nga Skënderbeu
Pavarësisht se një ditë më parë është trumbetuar me të madhe shtyrja e ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që sipas kalendarit, duhej të ishte zhvilluar sot, ndërkohë që është shtyrë për nesër në të njëjtën orë (17:00), trajneri i Tiranës, Nevil Dede, e ka anashkaluar këtë fakt, duke deklaruar që nuk ka shumë peshë. Në kushte të tjera, të paktën sezonet e fundit, duhej të ishte kryendeshja e sezonit, ku mund të ndahej edhe titulli kampion, por nesër kjo ndeshje nuk është definitive për të dyja skuadrat. Por trajneri Dede pohon se çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur ndeshesh me ekipin kampion në fuqi. "Tirana gjithnjë i ka vlerësuar kundërshtarët, aq më tepër që tashmë vjen Skënderbeu, ekipi kampion në fuqi dhe për më tepër ekipi kryesues. Besoj se kjo mjafton për të vetëmotivuar ekipin, pa përfshirë objektivat. Edhe tifozët në ndeshje të tilla e duan më shumë fitoren. Në këtë aspekt, ne do të bëjmë të pamundurën për të marrë fitoren, që do na shërbente shumë për ndeshjet deri në fund të kampionatit", ka cituar ndër të tjera Nevil Dede.
RIKTHIMI
Nevil Dede rikthehet në pankinë pas shlyerjes së dënimit që ai mori pas ndeshjes në Kavajë, ku sipas shumicës së opinionit, ai mori një dënim të padrejtë, teksa u kërcënua nga kryebashkiaku Rroshi dhe në fund e pësoi ai. Trajneri bardheblu nuk flet më për atë ngjarje, e ka arkivuar tashmë dhe sheh vetëm përpara. "Tirana është në formë për momentin, kjo edhe pas fitores në Krujë. Ekipi edhe gjatë javës stërvitore më ka dhënë sinjale pozitive, ku kam parë formën e mirë të futbollistëve, të cilët i kam parë maksimalisht të angazhuar për ndeshjen e radhës. E thashë edhe më sipër, vetë emri i kundërshtarit të radhës të motivon, por mos harrojmë që akoma është në garë një objektiv, pavarësisht se është e vështirë për t'u arritur", vijon numri një i stolit bardheblu.
OBJEKTIVI
Aktualisht Tirana ndodhet në vend të pestë, me 32 pikë, me pikë të barabarta me Vllazninë, 4 pikë më pak se Flamurtari, që do të thotë pjesëmarrje në Europë. Ndërsa 6 pikë më shumë është Teuta e vendit të dytë. Pra, janë pesë ekipe që do të luftojnë fort për dy vende. Tirana nuk është komode për momentin, por gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Këtë e pohon edhe trajneri Dede, por me një kusht, vetëm duke fituar ndeshjen me Skënderbeun. "Nëse kalojmë me sukses Skënderbeun dhe me një kombinim të rezultateve të ndeshjeve të rivalëve tanë, na afron disi, por njëkohësisht na karikon dhe na bën që të besojmë më shumë. Mos harrojmë se rivalët tanë do të përplasen, njëkohësisht edhe ne do të kemi sfida direkte. E para, duhet t'i fitojmë ndeshjen tonë, ndërsa me pak fat pastaj mund të arrijmë të fitojmë dy pozicione. Por kryesorja mbetet kalimi me sukses i ndeshjes me Skënderbeun, që për mua është pika kyçe", ka thënë në fund të fjalës së tij trajneri i Tiranës, Nevil Dede, i cili kërkon që të besohet deri në fund në synimin e vetëm që ka mbetur.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)