E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, të shtëna arme në komunën e Strumicës

SHKUP- Në komunën e Strumicës zgjedhjet kanë nisur me incidente dhe tensione. Në një vendvotim është thyer një kuti votimi, ndërsa ka pasur edhe të shtëna me armë nga një makinë në lëvizje.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër nga një makinë e tipit “BMW”. Policia theksoi se ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e këtyre incidenteve. Menjëherë është ndaluar personi që ka thyer kutinë e votimit, transmeton INA.

Në komunën e Strumicës po zhvillohen rivotimet për raundin e parë në tre vendvotime.

Maqedoni, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
Zhvillohet sot në Maqedoni raundi i dytë i zgjedhjeve të pesta lokale. Votimi në raundin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit, ndërsa raundi i parë do të rivotohet në tre vendvotime në Strumicë dhe në një në komunën e Dollnenit.

Raundi të dytë zgjedhjesh për kryetarë komune do të ketë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Debarcë, Studeniçan, Tearcë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Veles, Vrapçisht, Dellçevë, Gjorgje Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbincë, Karopsh, Koçanë, Llozovë, Mogillë, Nagoriçani i Vjetër, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shkup.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›