E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale

MALI I ZI- Në Malin e Zi votohet sot në zgjedhjet presidenciale, të dytat këto pas shkëputjes së këtij vendi nga Serbia në vitin 2006.  Presidenti aktual Filip Vujanovic është favorit për të fituar teksa Partia e tij Socialiste ishte ajo që orkestroi shkëputjen e Malit të Zi nga Republika e Serbisë.

Kundërshtari i tij është Miodrag Lekic, një ish-diplomat i kohës së Milloshevicit, i cili ka premtuar se do të jetë një president i pavarur nëse arrin të fitojë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7, ndërsa 511.405 votues të Malit të Zi do të votojnë në 1.169 vend votime, të cilat sot do të mbyllen në orën 20. Një qytetar në Podgoricë u shpreh se vendi kishte nevojë për ndryshim pasi Vujanovic kishte qendruar prej një kohë shumë të gjatë në pushtet.

Mali i Zi synon integrimin ne Bashkimin Evropian, por Brukseli ia ka bërë të qartë Podgoricës së fillimisht duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›