E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede firmos me verdheblutë e Elbasanit

Elbasan - Nevil Dede firmosi dje zyrtarisht me skuadrën e Elbasanit. Futbollisti i njohur hodhi firmën e tij për 6 muajt e ardhshëm në praninë e kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini. Mbrojtësi do të mbajë në shpinën e tij numrin katër tek verdheblutë pas gati tre vjetësh.

Pas firmosjes Dede është shprehur: “Jam i lumtur që jam rikthyer këtu në një qytet që e do futbollin. Ruaj kujtimet më të mira nga Elbasani. Do të jap maksimumin tim, dhe jam këtu pse jo edhe për respekt të presidentit Arben Laze”.

Dede mbante shiritin e kapitenit tek kye ekip në kohën që Elbasani u shpall kampion i Republikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›