E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet mes sherrit dhe dhunës kreu i ri i mundjes

Tiranë - Asambleja e djeshme për zgjedhjen e presidentit të Federatës së Mundjes Shqiptare u zhvillua mes sherrit dhe dhunës në ambientet e klubit shumësportësh "Studenti". Fillimisht ishte njoftuar për një asamble zgjedhore, por në fjalën e hapjes sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Viron Bezhani, njoftoi se do të zhvillohej më parë asambleja statutore.

Kjo solli edhe reagimin e kampeve kundërshtare, të cilat degjeneruan deri në nxjerrje armësh në sallën që po mbahej asambleja. Në njërën anë qëndronin krerët aktualë të federatës, presidenti Agron Bajrami, sekretari Viron Bezhani, dhe anëtarët e kryesisë me mbështtësit e tyre. Në anën tjetër ishin trajnerët e mundjes, Avni Hasa dhe Ndoc Çokaj, të cilët kërkojnin ndryshimin e krerëve.

Mbledhja vazhdoi edhe pasi u largua nga salla sekretari, Viron Bezhani. Në përfundim të saj president i Federtaës Shqiptare të Mundjes për katër vitet e ardhshme u zgjodh biznesmeni, Alban Zeneli.

Tashmë pritet vendimi i ministrisë së Sporteve për të vendosur njohjen apo jo të këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›