Dede kinopublicisti ne dy kohe
Sot Arkivi Qendror i Filmit ne vijim te muajit te skenaristeve te filmit dokumentar risjell ne vemendje te publikut aktivitetin e kinopublicistit Ilia Dede shfaqje e nje montazhi me dokumentare te realizuar prej tij biseda e takime mes miqsh mbresa e kujtime te kolegeve
Ilia Dede redaktor gazetar dhe skenarist. Lindi ne 27 gusht 1952. Mbaroi studimet e larta per gazetari dhe ne vitin 1974 filloi pune ne Kinostudio si redaktor i filmave kronikale e dokumentare dhe si autor tekstesh. Ka shkruar rreth 60 skenare filmash nder te cilet Drenazhimi i tokes 1975 Bilbili i Laberise 1977 Bijte e heroines 1980 Fazanet 1984 Ne udhet e reja te jetes 1985 Fanfara e te vegjelve 1985 Shqiperia 1987 Ditelindja e 2400-vjecarit 1990 Gjyqi 1992 Principata e Arbrit 1994 Ese filmike per Adriana Elinin 2009 etj. Nje pjese te mire te dokumentareve i punoi me regjisoren Donika Muci. Paralelisht Ilia Dede u mor edhe me gazetari. Filmografia dokumentare e skenaristit Ilia Dede perfshin te gjitha llojet e nenllojet e gjinise se filmit dokumentar te tilla si filma shkencore popullore reportazhe per ngjarje te kohes dhe veprat ku punohej e prodhohej portrete per figura te spikatura te historise shqiptare filma mbi kulturen dhe etnokulturen per bashkekohes dhe njerez qe kane dhene ndihmesa te cmuara per shoqerine e kohes. Dokumentari me 2 akte Gjyqi 1992 eshte nder dokumentaret e pare qe ngre akuzen filmike ne formen e pretences kinopublistike ndaj ish-bllokut dhe ish- bllokmeneve si dhe promovon levizjet e fuqishme demokratike. E vecanta e profilit krijues te skenaristit Ilia Dede eshte kendveshtrimi i historise kultures dhe realitetit shqiptar te djeshem e te sotem nepermjet Njeriut-figure me vlera kombetare per historine dhe bashkekohesine Njeriu si dokument deshmia me autentike me e gjalle me emocionuese dhe perjetuese nje mesazhercjelles pergjate rrjedhes kohore te historise se Shqiperise.