Vetesakrifikohet ne emer te tokes se shenjte e veteshpallura shenjtore Eleonore
Mosionarja Eleonora Bregu ka vrare veten me arme zjarri
Me mire te vras veten se te le token e shenjte pasi ka shkruar fjalet e fundit 47-vjecaria Eleonora Bregu ka vrare veten. E veteshpallura shenjtore Eleonore i dha fund jetes me arme zjarri mbremjen e djeshme. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen Komuna e Parisit ne kryeqytet ne ambientet e institucionit fetar. Policia e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka gjetur ne banesen e se ndjeres nje leter per Zotin te cilen e kishte shkruar para se ajo ti jepte fund jetes se saj. Nga hetimet paraprake mesohet se ndertesa e misionit Eleonora vitet e fundit ka pasur probleme me pronesine dhe ky fakt dyshohet te jete edhe motivi i vrasjes se gruas. Ne letren e te veteshpallures shenjtore thuhej qe sakrifikohej per token e shenjte. Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes. Mesohet se ne momentin e aktit te vetevrasjes ne sektin e se ndjeres ka qene i pranishem roja i institucionit fetar i cili ka degjuar edhe krismat e armes se zjarrit. Policia po ben ekzaminimet dhe verifikimet ne vendin e ngjarjes nderkohe qe trupi i pajete i besimtares eshte derguar ne institutin e mjekesise ligjore. Kane qene forcat e Komisariatit numer 1 dhe me pas ato te Komisariatit numer 2 qe kane mberritur menjehere ne vendngjarje te cilet kane gjetur ne banesen e se ndjeres nje leter per Zotin dhe besimtaret e sektit te saj te cilen e kishte shkruar para se ajo ti jepte fund jetes.
Konflikti per truallin
Qe nga viti i themelimit misionarja ka pasur konflikte pronesie me familjet Bogdani dhe Vorpsi. Ne konflikt jane perfshire 14 mije metra katrore truall qe familjet perkatese pretendojne se u jane zene me pa te drejte nga misioni fetar Eleonore. Misioni eshte hapur qe prej vitit 1987 dhe prej 24 vjetesh vepronte ne kryeqytet. U bene 17 vjet qe gjendemi ne nje stuhi te vazhdueshme dhune fizike psikologjike kercenimesh represioni fyerjesh shpifjesh nderprerjesh te ceremonive fetare. Ne vitin 1987 lindi Misioni Shenjteror Eleonore dhe drejtohet nga Zonja e Shpirtit Eleonore Bregu. Qe prej vitit 1993 e deri me sot ne truallin ne te cilin ka zbritur ky mision fetar-humanitar per shkaqe pretendimesh te pabazuara pronesie jemi gjendur dhe jemi ende sot perballe dhunes se vazhdueshme nga pronare firmash pretendente per pronare policia private policia shteterore kryesisht grupet e gatshme dhe Komisariati nr. 1 Tirane Komuna Farkehellip thuhet ne faqen zyrtare te misionit. Disa here anetare te familjeve qe pretendojne pronesine e truallit dhe perfaqesues nga misioni jane shoqeruar ne komisariat per shkak te konflikteve te ashpra qe kane pasur me njeri-tjetrin. Pak vite me pare e veteshpallura shenjtore u be protagoniste e nje skandali tjeter kur njoftoi ne polici se disa persona kishin tentuar ta helmonin ne gjume. Kallezimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rreme.