E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar plagos me thike 4 vete nje i vdekur

Nje shqiptar i moshes 27-vjecare ka qelluar per vdekje me thike nje person dhe ka plagosur 3 te tjere diten e djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne nje kafene ne Rizohori te Pellas ne Greqi. Sipas medieve greke tre te plagosurit u derguan ne spital ku po kurohen dhe sipas mjekeve jane jashte rrezikut per jeten. Autori shtetas shqiptar u ndalua nga kliente te lokalit dhe u arrestua nga forcat e policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes raporton agjencia AMNA. Ngjarja ndodhi ne mesnate pas nje sherri qe kishte autori me pronarin e lokalit per shkak te mosmarreveshjeve personale. Me pas 27-vjecari u largua nga kafeneja shkoi ne shtepine e vet ku mori nje thike dhe u kthye ne lokal thone te njejtat burime. Sipas te dhenave te para qe publikoi policia autori sulmoi pronarin duke e goditur me thike. Kliente qe ndodheshin ne lokal u perpoqen ta ndalojne por gjate perpjekjes ai goditi per vdekje nje burre 45 vjec dhe lehte nje 44-vjecar si dhe nje shtetas shqiptar te moshes 31 vjec. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes ndersa autori do te dergohet ne prokurori.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›