E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt elektrik në Kosovë

Shkurt

Një defekt në bllokun e dytë të Termocentralit “Kosova B” shkaktoi ndërprerjen e prodhimit dhe ndërprerjen e furnizimit normal të një pjese të konsiderueshme të Kosovës. Dje dhe sot pritet që Kosova të furnizohet vetëm me 270 megavat që prodhon blloku i parë i termocentralit, si dhe me një sasi prej 130 megavatësh që importohet nga Shqipëria. Kjo përbën më pak se gjysmën e kërkesës normale ditore të Kosovës. KEK, njoftoi se punimet për riparim janë duke u kryer dhe se defekti do të rregullohet brenda 48 orësh. Kosova ka një termocentral me fuqi prej 600 megavatësh, kapacitet ky që nuk mjafton për të mbuluar kërkesën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›