E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, pagat e reja për Policinë e Shtetit

Qeveria publikon pagat e reja për Policinë e Shtetit sipas gradës dhe funksioneve të veçanta

Tabela me pagat e reja që priten të merren nga policia në muajin Tetor të këtij viti

Në këtë tabelë paraqiten të gjitha kategoritë e pagave për punonjësit e Policisë Rrugore, Policisë së Ruajtjes së Objekteve, Forcave Speciale, Policisë Gjyqësore si edhe kategorive të tjera të punonjësve që parashikon ligji shqiptar.

Paga bazë më e ulët mbetet ajo e “Nëninspektorit”, prej 32 mijë lekësh në muaj dhe në hierarkinë më të lartë është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me një pagë prej 115 mijë lekësh. Mbi pagën mbi gradë, referuar edhe tabelës, shtesë marrin të gjithë ata punonjës të policisë që pavarësisht gradës që mbajnë janë në funksione organike për hetimin e krimeve, oficerët e Policisë Gjyqësore, Policia Shkencore, policët e Vëzhgimit, etj.

-----------------------------------------------Qeveria ka publikuar gjatë ditës së djeshme tabelën me pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit. Pagat janë të ndara sipas gradave dhe shtesë mbi pagë llogariten edhe funksionet e ndryshme që punonjësit e policisë kryejnë. Në këtë tabelë paraqiten të gjitha kategoritë e pagave për punonjësit e Policisë Rrugore, Policisë së Ruajtjes së Objekteve, Forcave Speciale, Policisë Gjyqësore si edhe kategorive të tjera të punonjësve që parashikon ligji shqiptar.

Në këtë vendim përcaktohet gjithashtu që punonjësi i Policisë së Shtetit, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo vit pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë, të gradës pasardhëse. Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët, në Policinë e Shtetit, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme arsimin e lartë në degët Inxhinieri Elektronike apo Informatikë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtesë për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak nga Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.

Pagat sipas gradave

Në tabelën e mëposhtme jepen pagat e policisë sipas gradave dhe funksionit që ata kryejnë. Paga bazë më e ulët mbetet ajo e “Nëninspektorit”, prej 32 mijë lekësh në muaj dhe në hierarkinë më të lartë është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me një pagë prej 115 mijë lekësh. Mbi pagën mbi gradë, referuar edhe tabelës, shtesë marrin të gjithë ata punonjës të policisë që pavarësisht gradës që mbajnë janë në funksione organike për hetimin e krimeve, oficerët e Policisë Gjyqësore, Policia Shkencore, policët e Vëzhgimit, etj. Për të gjithë këto funksione të tjera të policisë ka një shtesë mbi pagë që shkon në 6 500 lekë në muaj. Policia Rrugore, referuar tabelës, merr një shtesë prej 5 500 lekë në muaj mbi pagën bazë, të njëjtën shtesë marrin edhe policët që janë në ruajtje të objekteve. Tabela e mëposhtme jep edhe shtesat e tjera për kategoritë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kategorive të tjera të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rritja e vonuar

Që prej muajit korrik që është parashikuar rritja e pagave të reja të policisë, punonjësit e kësaj strukture, sipas datës së daljes së vendimit në Fletoren Zyrtare, do të mund t’i marrin ato vetëm në Tetor. Qeverisë shqiptare i janë dashur dy muaj për të vendosur sistemin e ri të pagave, në përputhje me gradat e reja për punonjësit e Policisë së Shtetit. Megjithëse prej kohësh, drafti i hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në përputhje me sistemin e ri të gradave, ka kohë që gjendet në duart e ekspertëve të Kryeministrisë, vetëm dje, vendimi i ri është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në bazë të vendimit të qeverisë, rreth 17 mijë punonjësit e policisë do të kenë një rritje të pagës së tyre deri në 10 për qind. Miratimi i pagesës së efektivave të policisë është bërë në funksion të gradave, ndërkohë që përcaktohen dhe niveli i shtesave për detyrat përkatëse të çdo punonjësi në Policinë e Shtetit. E ndërsa në vendim parashikohen rritja e pagesës së punonjësve të policisë, duke filluar që nga grada e “Nëninspektorit” deri tek Drejtori i Përgjithshëm, për policët e rolit bazë pritet që të ketë një rritje standarde prej 5 për qind të pagës. Rritje të pagës në një vlerë prej 10 mijë lekësh do të kenë edhe ata punonjës të Policisë së Shtetit që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›