Defekt në doganën e Kakavijës, bllokimi shkakton rradhë të gjata në kufi
Gjirokastër- Në pikën doganore të Kakavijës është bllokuar sot për disa orë qarkullimi i mjeteve dhe udhëtarëve.
Sipas të dhënave mësohet se shkak është bërë një defekt në sistemin kompjuterik në anën greke të pikës kufitare.
Për pasojë mësohet se janë krijuar radhë të gjata automjetesh në kufi, me palën greke që vijoi punën me kalimin vetëm nga Greqia në Shqipëri.
Puna u ndërprerë edhe nga ana e palës shqiptare, pas defektit në sistemin kompjuterik të palës greke, për të rifilluar me regjistra.
Udhëtarët shprehën të shqetësuar sepse edhe qëndrimi në rradhë në mes të rrugës bëhet i padurueshëm në këtë të nxehtë përvëlues. Sakaq bëhet me dije se po punohet për rregullimin e defektit e nisjes normale të punës në Kakavijë.