E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, bllokohet kalimi në pikën kufitare, radhë të gjata

GJIROKASTËR- Mëngjesin e sotëm mësohet të jetë bllokuar kalimi i mjeteve dhe pasagjerëve në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër.

Shkak për bllokimin e kalimit është bërë prishja e kompjuterëve të palës greke. Si pasojë e bllokimit janë krijuar radhë të gjata mjetesh në kufi, në pritje për të përfunduar procedurat.

Mësohet gjithashtu se edhe pala shqiptare, pas defektit në sistemin kompjuterik të palës greke ka ndaluar punën.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›