Hapet varri në kërkim të Mona Lisa-s, drejt modeles së Da Vinci-t (FOTO)
Itali- Shkencëtarët në qytetin italian të Firences kanë hapur një varr për nxjerrjen e ADN-së që ata shpresojnë se do të identifikojë Mona Lisa-n e Leonardo Da Vinci-t.
Varri përmban familjen e Lisa Gherardini, gruaja e një tregtari mëndafshi, e cila besohet të jetë ulur për artistin.
Shpresohet se ADN-ja do të ndihmojë për identifikimin e saj nga tre skelete të gjetura vitin e kaluar në një manastir pranë.
Ekspertët kanë prej shekujsh mëdyshje mbi gruan e veprës Mona Lisa.
Shkrimtari dhe studiuesi Silvano Vinceti planifikon për të krahasuar ADN-në nga eshtrat me atë të tre grave të varrosura në manastirin e afërt të Shën Ursula. Lisa Gherardini vdiq atje si një murgeshë në vitin 1542.
Leonardo da Vinci-t iu deshën rreth 15 vjet për të përfunduar portretin që është një nga pikturat më të famshme të të gjitha kohërave. Pas vdekjes së Leonardos, ajo u mor nga Mbreti i Francës.
Piktura tani është një tërheqje e madhe në muzeun e Luvrit në Paris.
Dorina Bilbili/IDEA/