Defektet, CEZ: Ndërprerje me orë të gjata në zonën e Freskut dhe Valiasit
Tiranë- Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ ka njoftuar sot se banorët e dy zonave në kryeqytet do të vuajë mungesën e energjisë për orë të gjata.
Si pasojë e një lidhje e shkurtër me dy fidera, ndërprerjen do të vuajnë sot zonat e Freskut e Valiasit në Tiranë.
Sakaq kompania CEZ bën me dije se ndërprerja në zonat e Freskut e Valiasit do të bëhet me qëllim riparimin e defekteve.
Ndërprerje energjie ka patur edhe ditë më parë në zona të ndryshme të kryeqytetit për shkak të defekteve apo remonteve.