Defektet kompjuterike bllokojnë pikat kufitare
Ne doganat e Kakavijës, Tre Urat ne Përmet, si dhe ne Qafe Bote, puna është ndërprerë ne mesnate, duke mos lejuar kalimin e asnjë makine apo udhëtar ne anën tjetër te kufirit. Defekti ne këto pika është riparuar rreth orës 09:00 te mëngjesit. Por vetëm dy ore me vone, për te njëjtën arsye, është pezulluar serish puna edhe ne doganën e Kapshticës. Autoritetet shqiptare kane kërkuar nga pala greke marrjen e masave, pasi fluksi i emigranteve qe kërkojnë te kthehen ne Greqi është i madh.