E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti, Tirana pa uje

Defekt i rende ka ndodhur te tubat kryesore te impiantit te Bovilles, i cili do te sjelle probleme ne furnizimin me uje, ne me shume se 60 per qind te banesave ne kryeqytet. Avaria ka ndodhur gjate pasdites se djeshme, nderkohe qe vete Ndermarrja e Ujesjellesit ka pohuar se do te kete probleme me furnizimin, deri ne riparimin e plote te problemit.
Defekti
Ndermarrja e Ujesjellesit te Tiranes njofton mbremjen e djeshme, pikerisht ne oren 18.00, se ndodhi nje defekt i rende ne Ujesjellesin e Bovilles do te sjelle edhe kufizime ne furnizimin me uje te pijshem per banoret e disa zonave ne Tirane. Sipas Ujesjellesit te Tiranes, avaria ka ndodhur ne tubat kryesore te Bovilles, cka do te sjelle edhe mungesen e ujit ne disa zona te kryeqytetit. Punonjesit e Ujesjellesit kane qene duke punuar ne linjen kryesore tek rruga "Siri Kodra" por nje kundravalvul nuk ka punuar duke sjelle nje shperthim te fuqishem. Per pasoje, jane mbyllur te gjitha linjat te cilat furnizojne Tiranen me uje ne menyre qe te mos kete derdhje te kote te ujit te pijshem. "Punonjesit kane qene duke kryer nje remont, ne momentin e proves nje prej valvula nuk ka funksionuar duke sjelle nje avari te rende ne tubin kryesor. Jemi duke punuar, edhe gjate nates do te punohet ne menyre qe te mos krijohen probleme tek qytetaret", ka pohuar Sait Dollapi, drejtor i Ujesjelles-Kanalizimeve ne Tirane.
Punimet
Punimet per eliminimin e defektit kane vazhduar gjate gjithe nates, ne menyre per te mundesuar furnizimin me uje te me shume se gjysmes se Tiranes. Nderkohe qe gjate dites se djeshme, nuk ka pasur reagime te banoreve per mungese te ujit te pijshem. Sipas qrejtorit te Ujesjelles-Kanalizimeve, furnizimi me uje parashikohet te nise gjate dites se sotme. "Ne sigurojme banoret e Tiranes qe uji do te vije ne rubinetet e tyre gjate dites se shtune, duke punuar gjate gjithe nates", ka nenvizuar Dollapi. Sipas tij, sasia e ujit e derdhur nuk eshte se krijon ndonje problem te madh per kohen ne vazhdim

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›