E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Protestat e opozites pengojne vizat

Procedurat per vizat pritet te zgjasin pertej limiteve te percaktuara me pare, edhe per shkak te ardhjes dhe te nje grupi tjeter ekspertesh, qe mund te shtyjne per nje vjeshte levizjen e lire te shqiptareve. Raporti i eksperteve te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave u heq mundesine shqiptareve dhe boshnjakeve te levizin pa viza perpara veres. Vendimi i mundshem mund te merret vetem ne muajt e fundit te ketij viti. Ky eshte konstatimi qe u be dje nga reporterja e Parlamentit Evropian per vizat, Tanja Fajon. "Eshte e mundur qe eksperte te tjere do duhet te vizitojne Shqiperine, cka do te thote padyshim me shume kohe, ndaj ne nuk do te mund te perfundojme kete procedure perpara pushimeve te veres", u shpreh Fajon per "Balkan Insight". Sipas saj eshte shume e rendesishme qe autoritetet te vazhdojne te punojne fort, sepse kemi perpara muaj vendimtare dhe duhet ruajtur pergjegjshmeria. Megjithate, Fajon shpreson se Brukseli do te coje perpara propozimin legjislativ per liberalizimin e regjimit te vizave dhe do te kerkoje permbushjen e kushteve shtese perpara se te jete permbyllur procesi i plote i liberalizimit. Sipas saj, vleresimi i eksperteve do te behet i njohur ne fund te prillit dhe nese cdo gje shkon mire propozimi per liberalizimin e vizave per Bosnjen dhe Shqiperine do te vihet ne tryeze ne fund te muajit maj. "Une pres qe komisioni te beje rekomandimin per liberalizimin e vizave per dy vendet, por kjo varet nga ceshtjet e mbetura pezull dhe se u takon autoriteteve vendase qe te finalizojne punen qe kane per te bere", kembenguli Fajon. Por nga ana tjeter, ajo nuk ka munguar te shprehet se protestat e opozites, mund te vonojne integrimin e dhe te mbyllin deren e Shqiperise per ne Evrope. "A eshte Shqiperia me te vertete te pjekur apo do te mbylle deren e saj ne Evrope ne javet e ardhshme per shkak te situates politike e tensionuar dhe thirrjet e opozites per protesta anti-qeveritare ne fund te ketij muaji?", ka qene deklarata e pershkruar ne forme pyetje e eurodeputetes Fajon. Ajo ka kembengulur se eshte shume e rendesishme ajo qe kerkojne njerezit qe duan te levizin pa viza. "Le te harrojme lojerat politike dhe luften per pushtet. Gjate muajve te fundit, si Bosnja ashtu dhe Shqiperia ka bere nje perparim te konsiderueshem ne permbushjen e kushteve teknike per liberalizimin e vizave. Ne muajt e fundit ata kane arritur ne fund ate qe mund te kishte bere ndoshta nje vit me pare", ka qene deklarata e Fajon. Sipas saj, liberalizimi i vizave duhet te behet sa me shpejt, ne menyre qe qytetaret e ketyre vendeve te mos e humbin besimin tek politikanet e tyre por e te rrezikohet dhe kredibiliteti i BE. Njeheresh europarlamentarja sllovene ka nenvizuar faktin se vendimi per vizat eshte i rendesishem per njerezit dhe kjo eshte ajo qe do te vendose per te ardhmen e tyre. Teksa ka nenvizuar faktin se jane me shume te rinjte ata qe kerkojne te perfitojne nga liberalizimi i vizave, Fajon tha se liria e levizjes eshte liria themelore e cdo qytetari evropian dhe per kete Brukseli duhet te jete koshient ne marrjen e vendimit. "Populli e meriton levizjen e lire, me shume se kurre me pare", tha Fajon, duke nenvizuar faktin se ata jane dhe te dekurajuar nga lajmet qe vijne se vonesat vijne per shkak te gjendjes se brendshme dhe te jashtme politike, ata kane humbur besimin e tyre tek keta faktore. Fajon ka nenvizuar se ne Parlamentin Evropian eshte duke ushtruar vazhdimisht presion mbi dy udheheqesit e dy vendeve, por dhe institucioneve evropiane per te kryer pjesen e tyre perkatese te detyres pa vonese, pas me klasifikimin e vendeve ne te mira dhe te keqja rrezikohet krijimi i ndarjeve dhe jo stabilitet ne rajon. Ne kete linje u deklarua dje edhe europarlamentari Jelko Kacin ne nje prononcim per "European Voice". Sipas tij, heqja e regjimit te vizave per shtetasit e Bosnje-Hercegovines ka gjasa te shtyhet deri ne fund te vitit. Kacin tha se propozimi i Komisionit Evropian per heqjen e vizave ka gjasa qe perfundoje ne Parlamentin Evropian ne shtator dhe mund te hyje ne fuqi ne muajin dhjetor.

Fajon
"Per shkak te mungeses se vullnetit politik te vendeve anetare te BE apo dyshimet e tyre lidhur me gatishmerine e te dy shteteve perkatese, eshte e drejte te pyes veten kush eshte duke humbur kredibilitet ne kete rast, politikanet pergjegjes ne Bosnje dhe Shqiperi, te cilet pretendojne se kane bere gjithcka per procesin, apo BE, qe tha vitin e kaluar se liberalizimi i vizave per te dy shtetet e fundit te Ballkanit Perendimor do jete nje ceshtje prioritare ne axhenden e vet".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›