Defekti, disa zona në Tiranë pa energji elektrike
TIRANË- Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar sot, për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Kështu mësohet se pa energji ka mbetur rruga ‘Vllazen Manasterli’, rruga ‘Kajo Karafili’, rruga ‘Mihal Duri’, rruga ‘Hajdar Hidri’ dhe rruga ‘Prokop Myzeqari’.
Sipas CEZ, shkak për ndërprerjen është bërë një defekt në fiderin 11.
Ndërkohë që mësohet se grupet e punës po punojnë për riparimin e këtij defekti.
(m.a/BalkanWeb)