E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Kisha Katolike i bashkohet lutjeve për paqe në Siri

SHKODËR- Kisha Katolike e Shkodrës i është bashkuar sot lutjeve për paqe në Siri dhe mbarë botën. 

Përmes një prononcimi për mediat, Famullitari i Kishës Katolike në qytetin verior, Dom Gjovalin Sukaj, ka bërë të ditur se, Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult i bashkohet lutjeve për Paqe në Siri, Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Duke informuar se ditën e shtunë, të 7 shtatorit, Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult, do të zhvillojë Asamblenë e tetë Dioqezane me temen “Mbi Baritoren Rinore-Thirrore në Famulli”, Dom Gjovalini përcolli edhe informacionin për besimtarët e krishterë, si dhe për mbarë komunitetin verior në përgjithësi. 

“Në të njëjtën kohë, kur në orën 19.00, në piacen "Shën Pjetri" të Vatikanit, do të fillojë një lutje përgimit, deri në orën 24.00, edhe ne këtu në Shkodër, në Shenjëtoren e Zojës, pikë në të cilen mblidhen të gjithë njerëzit, dhe është një pikë shtegtimi, jo vetem për të krishterët katolikë, dëshirojmë të bashkohemi në lutje, për t’i kërkuar Zotit, Paqe për Sirinë, për Lindjen e Mesme, për të gjitha vendet e botës ku ka luftë. Sepse, Papa thotë në mesazhin e tij, që njerëzit në të katër anët e botës, janë duke e lëshu këtë kushtrim, që kërkohet Paqe. 

"Papa Françesku, gjatë lutjeve të organizuara sot në Vatikan, i ka kërkuar të gjitha kishave të krishtera ungjillore, dhe të gjithë kishave të tjerave fetare, si dhe njerëzve vullnet mirë, që me datën 7 shtator 2013, që është ditë e shtunë, të bashkohemi në një ditë lutjeje, agjerimi, sakrifice, për t’i kërkuar Zotit të gjithë pushtetshëm, që të veprojë në këto çaste të veçanta, ku mbarë bota është e prekur prej këtyre situatave të kërcënimit", tha në fjalën e tij famulltari i Shkodrës.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›