E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident pranë Rinasit, plagoset rëndë drejtuesi i një motori

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 në rrugën e vjetër të Rinasit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›