E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekti në nënstacionin Selitë, CEZ: Ja zonat pa energji

TIRANË- CEZ Shpërndarje njofton se për shkak të një defekti në nënstacionin Selitë, disa zona janë pa energji elektrike. 

Kështu pa energji, janë Selita, Farkë, Mjull, rruga Irfan Tomini, Domje dhe zona e Bathores.

CEZ Shpërndarje bën me dije se po punohet për riparimin e defektit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›