E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e Partisë Demokratike, 31 deputetët që nuk përfshihen në ekip

TIRANE- Lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit do të ketë jo pak, por 31 emra të rinj, të cilët janë të sigurt në 12 qarqet e vendit. Diçka më pak se 50 për qind e listës së demokratëve është rinovuar në krahasim me atë të katër viteve më parë. Qarku që është prekur më shumë është ai i Tiranës, ku nga 15 deputetë që PD-ja fitoi në zgjedhjet e 2009-s, sot gjashtë nuk janë, ose janë në vende ku nuk fitojnë, ndërkohë që i vetmi me shpresë është Tritan Shehu, që renditet i 16-ti.

Në listën e atyre që largohen janë: Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Lajla Përnaska e Luan Skuqi. Në të njëjtën kohë ndryshime të mëdha kanë ndodhur edhe në Shkodër, ku tre deputetë, Trashani, Bushati dhe Cobaj, janë larguar, ndërsa Gjokë Uldedaj është i teti në një zonë ku PD-ja në vitin 2009 mori shtatë mandate. Një tjetër qark ku ka pasur ndryshime të mëdha është ai i Lezhës, në të cilin nga katër deputetë vetëm një, Edi Paloka, do të jetë në Parlamentin e ardhshëm.

SHKRIHEN “LIGJET”

Ndryshimet e mëdha në listën e Partisë Demokratike kanë shkrirë “de facto” Komisionin e Ligjeve. Nga 14 deputetë që kishte PD-ja në këtë Komision, 11 prej tyre nuk janë më në listë, ndërsa tre të tjerë, Dashnor Sula, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri, do të jenë edhe në legjislaturën e ardhshme. Largimit të këtyre deputetëve i shtohet nga radhët e PS-së edhe Shega Ligori, ndërkohë që me dyshim është Dashamir Peza.

Këto ndryshime në radhët e demokratëve kanë prekur edhe kryesimin e komisioneve parlamentare. Konkretisht, nga pesë komisione që drejton PD-ja, katër prej tyre nuk do ta kenë më në listë kryetarin. Përveç Rusmalit, as Fatos Beja i Komisionit të Jashtëm, Leonard Demi i Komisionit të Sigurisë dhe Jemin Gjana i Veprimtarisë Prodhuese, nuk janë më, ndërsa i vetmi në listë është Edmond Spaho i Komisionit të Ekonomisë.

Deputetët që ikin
Mehmet Xheka
Jemin Gjana
Selami Xhepa
Ndriçim Babasi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Adriana Gjonaj
Rrahim Çota
Sybi Hida
Enkelejd Alibeaj
Fatos Beja
Ilir Bano
Vasillaq Ngresi
Ismail Hoxha
Ledina Aliolli
Fatos Hoxha
Mark Marku
Paulina Hoti
Rrajmond Hoxha
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Ramiz Çobaj
Paulin Sterkaj
Vath Tabaku
Ilir Rusmali
Lajla Pernaska
Luan Skuqi
Rajmonda Bulku
Viktor Gumi
Kreshnik Çipi
Leonard Demi
Në dyshim
Tritan Shehu
Gjok Uldedaj
Deputetët e rinj në zona të sigurta
Halim Kosova
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Keltis Kruja
Visar Zhiti
Arben Qirjako
Gent Deliallisi
Oerd Bylykbashi
Vullnet Topalli
Eduard Selami
Arbjola Halimi
Eleina Qirici
Roland Keta
Ekrem Spahia
Astrit Veliaj
Albina Deda
Vasil Bicaj
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndoka
Gjovalin Bzheta
Bardh Spahia
Alban Zeneli
Kozma Dashi
Bedri Mihaj
Myslim Murrizi
Arben Ristani
Liljana Elmazi

(e.m/panorama/BalkanWeb) Lidhje te tjera Surpriza me listat, Berisha përfshin aleatët, Rama vetëm PS. KQZ: Po i verifikojmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›