E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti në rezervuarin e Bovillës lë pa ujë Tiranën

TIRANË- Një defekt në rezervuarin e Bovillës lë pa ujë kryeqytetin.

Sipas një njoftimi të drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimit në Tiranë defekti ka ndodhur në tubin kryesor të rezeveruarit të Bovillës dhe për këtë arsye do të ketë kufizim të furnizimit me ujë deri në orën 16:00.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në njoftimin e saj sqaron gjithashtu se po punohet për riparimin e defektit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›