E Shtunë, 31 Tetor 2026

U2 grupi me më shumë bileta të shitura në 2011

TIRANË- Grupi irlandez legjandar i rock-ut U2, ka fituar më shumë para në vitin 2011, duke grumbulluar gjithsej 232 milionë dollarë nga turneu i tyre botëror.

Sipas publikimeve të koncerteve, banda U2 ka shitur pothuajse 2.4 milionë bileta në gjithë botën, me një çmim mesatar prej 97 dollarësh.

Vendin e dytë e zë grupi britanik, Take That me 224 milionë të fituara nga turneu i vitit që po e lëmë pas, ndërsa vendin e tretë e zë banda e rock-ut, Bon Jovi, me 148 milionë dollarë fitime nga biletat e shitura.

Top 25 grupet me më së shumti fitime vlerësohet se kanë grumbulluar së bashku një shifër prej rreth 2 miliardë dollarësh.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›