E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Politika të punojë për statusin në 2012-ën

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një konferencë përmbyllëse e cilësoi vitin 2011-të përgjithësisht pozitiv për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sipas tij, viti 2011-të la për të dëshiruar nga ana politike. Rama bën thirrje që në 2012-ën politika të marrë përgjegjësitë që i takojnë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe të festojë në mënyrë madhështore 100-vjetorin e Pavarësisë.

"Në 2012 aktorët politikë duhet të ngrihen në lartësinë e vlerave dhe peshës që meriton viti jubilar i shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria 100 vjecare kërkon angazhim më të madh, politika të bëhet pararendëse e ngjarjeve të mëdha më të cilat do ndeshemi, të ngrihemi mbi interesat parciale, interesat e vendit të jene mbi gjithçka. Në 2012, të festojmë edhe marrjen e statusit kandidat”, tha Rama.

Në emër të LSI-së Luan Rama uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen e jetojnë për Vitin e Ri 2012-të, vitin e Pavarësisë sic e quajti ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›