“Defender Europe 23”, Sali Berisha përshëndet stërvitjen ushtarake të NATO-s në Shqipëri
“Defender Europe 23”, Sali Berisha përshëndet stërvitjen ushtarake të NATO-s në Shqipëri
Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha ka përshëndetur fillimin e manovrave të mëdha ushtarake të NATO-s, "Defender Europe 23", që ka nisur dje në Shqipëri. Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, Berisha shprehu rëndësinë që këto manovra kanë për sigurinë e Shqipërisë dhe Europës. Ai deklaroi se Partia Demokratike mbështet plotësisht garantimin e të gjithë lehtësirave që i nevojiten Aleancës Euroatlantike për garantimin e paqes dhe sigurisë. "Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillihen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste", thuhet në njoftim.
Deklaratë e Partisë Demokratike, Sali Berisha:
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të Natos Defender Europe ‘23 në Shqipëri. Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillihen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste. Partia Demokrtatike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?