Deflacion, për një vello të nusërisë

Për t’i treguar shoqes së saj dhe shoqërueseve të tjera se sa e vendosur është për ta bërë gjithçka perfekte, Annie përpiqet të realizojë gjithë zakonet e çuditshme dhe të kushtueshme, që vijnë me planifikimin e një dasme.
Por, kjo nuk është e tëra çfarë ndodh në filmin “Bridesmaids” që paraqet komeditë më të reja dhe më qesharake që janë punuar viteve të fundit për gratë dhe luftën e tyre për dashurinë.
Në këtë film gjithçka frymon liberale, nga helmimi me ushqim, nga përcjellja e nuses deri tek altari ku e pret burri i saj dhe deri tek gratë që bëjnë humor të lirë, kurse karakteri luhet për mrekulli nga aktorja Kristen Wiig që e luan Annie-n.
Kjo mund të tingëllojë jo edhe aq mirë sepse jemi mësuar të shohim vetëm filma komik nga djemtë amerikanë. Por, ky film është ndryshe. Sepse ky film ta jep pasqyrën e një dasme që përcillet me klishetë më të tmerrshme për seksin, kurse edhe regjia është punuar mirë nga regjisori Paul Feig.
“Bridesmaids” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve për personat mbi moshën 17-vjeçare.
Ai do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO nga e hëna që do të vijë deri të dielën e javës së tretë të dhjetorit.
--------
BRIDESMAIDS
Regjia: Paul Feig; skenari: Annie Mumolo dhe Kristen Wiig; drejtor i fotografisë: Robert Yeoman; montazha: William Kerr dhe Mike Sale; muzika: Michael Andrews; Dizajner: Jefferson Sage; kostumet: Leesa Evans; producentë: Judd Apatow, Clayton Townsend dhe Barry Mendel; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 5 minuta.
Aktorë: Kristen Wiig (Annie), Maya Rudolph (Lillian), Rose Byrne (Helen), Wendi McLendon-Covey (Rita), Ellie Kemper (Becca), Melissa McCarthy (Megan), Chris O’Dowd (Officer Rhodes) dhe Jon Hamm (Ted).