Shqipëria, të hënën me trajner të ri
Këtë e ka konfirmuar menaxheri Sokol Haxhia, i cili ka qenë në rolin e ndërmjetësit ndërmjet krerëve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pesë trajnerëve italianë, të cilët u shfaqën të interesuar për të punuar në përfaqësuesen e vendit tonë.
“Vendimi i federatës për të punësuar një trajner italian, lidhet me faktin se shkolla teknike e këtij vendi është absolutisht e para. Në dekadën e fundit, Shqipëria është drejtuar gjithmonë nga trajnerë të huaj dhe presidenti Duka ka vendosur që tashmë t’ia besojë stolin një italiani. Të hënën pritet të zyrtarizohet emri i drejtuesit të ri të stolit”, tha Haxhia për mediat italiane.
Nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të zyrtarizojë një prej trajnerëve italianë në bankinën e përfaqësueses, kjo do të jetë hera e dytë që Shqipëria do të drejtohet nga një trajner përtej Adriatikut, pas eksperiencës 3-mujore me Giuseppe Dossena në vitin 2002.