Dega e tatimeve në Elbasan, bllokon aktivitetin e uzinës mekanike, ishte debitore prej 5 vjetësh
Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Elbasan bllokuar sot aktivitetin e Uzinës Mekanike sh.a, pasi ajo rezulton të jetë një nga debitoret më të mëdha në këtë drejtori. Drejtori i Degës së Tatimeve në Elbasan, Skënder Daja tha “prej më shumë se pesë vjetësh, drejtuesit e këtij subjekti nuk kanë shlyer detyrimet e konrtibuteve të sigurimeve shoqërore për rreth 56 punëtorë duke shkaktuar një borxh prej 13.5 milion lekësh”. Drejtuesit e Uzinës me një aktivitet më shumë se 12 vjeçar në qytetin e Elbasanit, janë paralajmëruar disa herë nga tatimorët për shlyerjen e detyrimeve, pasi në të kundërt aktiviteti i tyre do të mbyllej. Nga ana tjetër mësohet se drejtoria u ka mbajtur punëtorëve 11 përqindëshin e pagës së sigurimeve shoqërore, por kjo përqindje nuk është derdhur pranë degës së tatimeve. “Uzina do të qëndrojë e mbyllur deri në shlyerjen e borxhit. Në rast të kundërt, do të sekuestrohen të gjitha paisjet e rregjistruara” u shpreh Daja. Mëngjesin e sotëm, Dega e Tatimeve ka bllokuar dhe aktivitetin e 13 shtëpizave në Llixha, të cilat shërbenin si hotele dhe nuk paguanin detyrimet tatimore.
...