E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër nderimeve pë Thatcher

Dhjetra britanikë u mblodhën në afërsi të Katedrales Saint Paul në Londër pas thirrjeve nëpër rrjetet sociale për të protestuar kundër shpenzimeve disa milionë paund për funeralin e Margaret Thatcher.

Megjithëse ish-kryeministrja britanike gëzon respektin dhe mbështetjen e pjesës dërrmuese të britanikëve, ajo sërish mbetet një figurë kontradiktore e kritikuar për politikat e saj ndaj klasës puntore, luftën në ishujt Falkland e sidomos për qendrimin e ashpër të mbajtur gjatë protestave të minatorëve në vitet e qeverisjes së saj.

Kundërshtarët e Thatcher u mblodhën në distancë të largët nga katedralja ku nisi ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit të Thatcher. Ata mbanin në duar pankarta kundër ish-kryeministres, e vetmja femër në historinë e Britanisë së Madhe që ka mbajtur këtë post ndonjëherë.

“Pushofsh në turp!”, (Rest in shame) dhe “Jam këtu për të protestuar për ata njerëz që ajo vrau me politikat dhe luftën e saj”, ishin disa nga pankartat e ngritura nga protestuesit në kryeqytetin anglez..Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›