E Diel, 1 Nëntor 2026

Degert: Serbia jo në BE, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar në Beograd, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert duke shtuar se tashmë dihen kushtet që duhet të plotësojë Serbia për të hyrë në Bashkimin Evropian
 

“Bashkimi Evropian nuk paraqet kushte të reja, kriteret e Kopenhagës janë të njëjta për të gjitha, ndërsa çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE“, ka thënë Degert.
 

Ai ka bërë këto komente teksa ka paraqitur rezultatet e një ankete, sipas së cilës 48 për qind e qytetarëve të Serbisë e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa 33 janë kundër saj.
 

Ndërkaq, në anketë thuhet se është gjithnjë e më i madh numri i atyre që mendojnë se vendi sot është shumë më larg BE-së sesa që ka qenë në vitin 2011.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›