E Diel, 1 Nëntor 2026

Degët e pemëve pengojnë qarkullimin, lihen në rrugë e trotuare (FOTO)

peme-ndotja-1Tiranë- Pranvera është stina ku mendohet e pritet që njerëzit të kenë një ajër më të pastër për shkak të gjelbërimit e çeljes së pemëve.

Por në Tiranë mirëmbajtja e pemëve është shndërruar në një faktor ndotës për rrugët e trotuarët, madje degët e pemëve pengojnë qarkullimin e njerëzve e makinave.

Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë përmes fotografisë sot sjellim imazhet e marra pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Trotuari buzë tij është zënë nga degë masive pemësh, paçka kazanët janë fare pranë tyre.

Kjo mënyrë e të larguarit të gjërave që nuk na shërbejnë, jo vetëm kthehet në ndotëse e në shëmti të mjedisit, por shkakton edhe probleme në qarkullim.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të dërgojë imazhe me fokus ndotjen e vendit në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.

Degët e pemëve pengojnë qarkullimin, lihen në rrugë e trotuare

Degët e pemëve pengojnë qarkullimin, lihen në rrugë e trotuare ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›