E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Gjykatat shërbëtore të Berishës, ska reforma për luftën e korrupsionit

hysiTiranë- Partia Socialiste ka denoncuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas së cilës nën qeverisjen e Sali Berishës po vuan nga korrupsioni dhe nënshtrimi ndaj politikës.

Mungesë e transparencës dhe mungesë e profesionalizmit. Kjo qeveri e ky kryeministër vazhdon të heshtë! Shqipëria në NATO sipas Departamentit Amerikan të Pushtetit është më korrupsion të kudogjendure sistem të drejtësisë të korruptuar,-tha Vasilika Hysi nga selia rozë.

Opozita tha se Berisha ka dhunuar pavarësinë e institucioneve të vendit e drejtësinë.

Pushteti gjyqësor është shumë larg të qenit të pavarur duke u kthyer në një aneks të punëve të pista të BerishësInteresa korruptive ndikojnë në vendimarrje e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese e të tjera të sistemit të drejtësisë e presion të interesave të pushtetit. Berisha ka marrë peng sistemin e drejtësisë në këto 8 vite e ska bërë reforma reale për të ndëshkuar krimin e luftuar korrupsionin. Korrupsioni në gjyqësor është kanceri që gërryen sistemin. Gjyqet zvarriten,-tha Hysi.

PS-ja premtoi se pas 23 qershorit do të vendosë drejtësi e do ta rimëkëmbë sistemin e drejtësisë në të besueshëm e të barabartë për të gjithë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›