E Diel, 1 Nëntor 2026

Degët me konkurs, nesër nis regjistrimi në sekretari

TIRANE-Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Arteve, Universitetin e Sporteve, Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Politeknik, si dhe programet e studimit FASTIP në Universitetin e Durrësit duhet që t’u nënshtrohen konkurseve të pranimit, që do të zhvillohen nga datat 2 deri në 6 shtator. Por paraprakisht ata duhet që të bëjnë regjistrimin në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, regjistrimet fillojnë nesër më datë 16 gusht dhe afati i fundit është ora 12:00 e datës 27 gusht 2013. Kandidatët për t’u bërë pjesë e konkurseve veç se duhet t’i kenë përzgjedhur këto programe studimi në Formularin A2 që kanë plotësuar, i nënshtrohen edhe një tarife regjistrimi, e cila është e ndryshme në varësi të universiteteve përkatëse.
Regjistrimi
Kandidatët që kanë aplikuar për një nga 30 degët e shkollave të larta ku përzgjedhja bëhet me konkurs, duhet që të bëjnë edhe regjistrimin pranë fakulteteve përkatëse. Për të gjitha këto degë, maturantët mund të regjistrohen duke filluar nga dita e premte që nis procesi i regjistrimit dhe kanë afat deri më 27.

“Kandidatët që kanë kërkuar në Formularin A2, programet e studimit të cilat pranimet i kanë edhe me konkurs hyrës, si dhe kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit në këto programe studimi nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi dhe nga Lugina e Preshevës duhet të regjistrohen për zhvillimin e konkursit pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Periudha e regjistrimit të jetë datat 16 gusht deri në datën 27 gusht 2013”, - thuhet në udhëzimin e MASH. Sipas këtij udhëzimi, Agjencia Kombëtare e Provimeve AKP, deri në datën 14 gusht 2013 duhet të përgatisë listën e konkurrentëve për konkurset e pranimit në të gjitha programet e studimit që janë me konkurs, sipas preferencave të kërkuara prej tyre në Formularin A2. Kjo listë në datë 15 gusht duhet t’u dorëzohet nga AKP institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas programeve të studimit për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar Formularin A2. Ndërsa nga Ministria e Arsimit duhet t’u dorëzohet po sot, pra më 15 gusht lista e kandidatëve që vinë nga trojet dhe do të marrin pjesë në konkurset e pranimit.

Tarifa
Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një prej këtyre universitete ku veç provimeve të maturës duhet t’i nënshtrohen edhe konkursit të pranimit, duhet që më parë të bëjnë pagesën e tarifës së regjistrimit për konkursin. Universiteti Politeknik tarifën e regjistrimit për konkursin e Arkitekturës e ka 8 mijë lekë, Universiteti i Arteve, Akademia e Arteve në Shkodër, Universiteti i Sporteve të Tiranës, si dhe dega Edukim Fizik dhe Sport në Universitetin e Shkodrës e ka tarifën e regjistrimit 5 mijë lekë. Ndërsa tarifa regjistrimit në degën Edukim Fizik dhe Sport në Universitetin e Elbasanit është 4 mijë lekë.

Universiteti i Arteve, Tiranë
1.Fakulteti i Muzikës 2-6 shtator 2013
2.Fakulteti i Artit Skenik 2-6 shtator 2013
3.Fakulteti i Arteve Figurative 2-6 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Akademia e Arteve, Shkodër
1.Fakulteti i muzikës 2-6 shtator 2013
2.Fakulteti ia rteve figurative 2-6 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë
Konkurrimi për kandidatët e akademisë në Shkodër do bëhet në bashkëpunim me Universitetin e artevë në Tiranë në ambientet e këtij universiteti.

Universiteti Politeknik i Tiranës
1.Arkitekturë 2-4 shtator 2013
2.Arkitetkurë(Urbanist) 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistirmit në konkurs 8 mijë lekë

Universiteti i Sporteve të Tiranës
1.Shkencat e Lëvizjes 2-4 shtator 2013
2.Fushat e Veprimtarisë fizike të shëndetit dhe reklreacionit 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Universiteti i Shkodrës
1.Edukim Fizik dhe sporte 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Universiteti i Elbasanit
1.Edukim Fizik dhe Sporte 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistirmit në konkurs 4 mijë lekë

Universiteti i Durrësit (FASTIP)
1.Menaxhimi i Bankave 2-4 shtator 2013
2.Menaxhim Hoteleri-Turizëm 2-4 2013
3.Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2-4 shtator 2013
4.Multimedia dhe Teknologji Informacioni 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Regjistrimi për çdo degë bëhet nga datat 16-27 gusht 2013

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›