Fier, mbytet një fëmijë 11 vjeç në det në zonën e Ndërmenasit
FIER-Një fëmijë 11-vjeçar është mbytur duke u larë në zonën e Ndërmenasit në Fier.
Mësohet se fëmija ka ka hyrë për t’u larë ndërsa papritur është gjendur në vështirësi. Banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë duke e nxjerrë nga uji, por 11-vjeçari i identifikuar si A. Ferra ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.
(d.b/BalkanWeb)