‘Egjipti’, Erdogan kërkon të mblidhet KS e OKB-së
ANKARA- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mblidhej menjëherë për të shqyrtuar çështjen e Egjiptit, duke dënuar hipokrizinë e perëndimorëve ndaj kësaj masakre të rëndë.
"Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të mblidhet menjëherë për të diskutuar situtën në Egjipt", deklaroi kryeministri turk, Erdogan.
"Ata që nuk e aprovojnë zhvillimin e këtij takimi nuk do të mund të kuptojnë kurrë rëndësinë e tij historike", theksoi ai.
Kreu i qeverisë islamiko-konservatore turke dënoi masakrën e rëndë të kryer nga forcat e rendit gjatë shpërndarjes së përgjakshme të manifestuesve mbështetës të Morsit.
"Ishte një masakër e rëndë ndaj popullit egjiptian, të cilët nuk po bënin asgjë tjetër përveç se po manifestonin paqësisht", shtoi Erdogan.
Kryeministri turk i klasifikoi zhvillimet në Egjipt si grusht shteti që prej rrëzimit nga ushtria të presidentit Mohamed Morsi, duke shkaktuar zemërimin e autoriteteve të reja të Kajros.
"Ne kemi thënë gjithmonë se bëhej fjalë për një grusht shteti, por perëndimorët parapëlqyen ta klasifikonin si ndërhyrje", theksoi Erdogan.
"Shtetet që qëndrojnë të heshtura përballë kësaj masakre, janë kanë po aq përgjegjësi sa edhe puçistët. Heshtja e tyre aprovon dhunën", nënvizoi ai.
"Të qëndrosh si spektator përpara këtij grushti shteti, të mos e dononcosh atë dhe të mos kesh kurajon për ta klasifikuar si të tillë është njësoj si të jesh fajtor për vdekjen e atyre njerëzve", u shpreh Erdogan.
(d.b/BalkanWeb)