E Diel, 1 Nëntor 2026

Degjeneron ne grushte e gjak Asambleja Zgjedhore e KOSH-itDegjeneron ne sherr Asamblea e 14-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Shqiptar. Kandidati Ademi: “Unë Ilir Meta i sportit, do të mbroj me gjak votën e sportistëve”. Kandidati t

Gjak. Grushte. Rrëmujë. Debate. Fyerje. Spektakël. Turp. Poshtërsi. Hipokrizi. Fletë votimi të grisura. Kuti votimi të thyera. Procesverbal votimi i grisur. Anulim Asambleje. Ky ishte fundi komiko-tragjik i përkohshëm i Asamblesë së 14-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Shqiptar. Për t’u rikthyer me votimet për president në një datë tjetër të afërt, brenda muajit dhjetor 2008. Në “Pallatin e Kongreseve”, atje ku zhvilloi edhe punimet Asambleja e ndërprerë, ndodhi gjithçka për ta konsideruar turp në nivelin më të lartë të sportit shqiptar. Aty ku bashkohen të gjitha federatat e presidentët e sportit shqiptar. Ata që udhëheqin sportin në emrin e familjes e frymës olimpike. Përfundimi. Kryetari i Komisionit të Votimit, Myftar Fana deklaroi anulimin e procesit të votimit për pamundësi teknike.

Asambleja
Në fakt, sinjalet e para për një Asamble jo të qetë u dhanë që në hyrjen tërësisht të kontrolluar të punonjësve të sigurisë në derën e jashtme që të çonte më pas në sallën e katit të tretë të “Pallatit të Kongreseve”. Trajneri i njohur i mundjes Zef Gjoni, drejtori teknik i Federatës së Peshëngritjes, Përparim Feruni, por dhe sportistë pjesëmarrës në Lojërat e fundit Olimpike, si mundësi Elis Guri nuk u lejuan të ishin të pranishëm në punimet e Asamblesë, duke krijuar edhe rrëmujën e parë të madhe.
Komisioni i paracaktuar (të paktën në emra) i Verifikimit të mandateve: Labo Capo, Bardhyl Hoxha e Shkëlqim Meta, raportoi se nga 84 delegatë merrnin pjesë 79 të tillë.

I vetmi moment solemn i Asamblesë së 14-të ishte koha kur u ekzekutua himni Kombëtar shqiptar dhe atij të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nisi punimet edhe Asambleja. Më pas, gjithçka degjeneroi. Klodiana Shala, rekordmenia shqiptare e 100, 200, 400 metrave dhe 3-herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, kërkoi fjalën e para, madje duke folur në emër të sportistëve olimpikë: “Kërkova fjalën në emër të sportistëve olimpikë, pasi shumica e tyre janë jashtë kësaj salle, por badigardët nuk i lanë të hynin. Një vendim i gabuar i Komitetit Ekzekutiv i ka lënë ata jashtë pa të drejtë për të drejtën e votës, duke shkelur Statutin e KOKSH-it. Pa rregulla e rregullore nuk do ketë. Badigardë privatë te interesave të caktuara. Këto janë leksione përjashtimi e manipulimi nga KOSH-it. Sportistët olimpistë të tre viteve të fundit duhet të marrin pjesë, ndryshe kjo Asamble do të jetë e paligjshme dhe nuk mund të zhvillojë punimet e saj. Statuti e thotë shumë qartë se dhe sportistët olimpistë të tre Olimpiadave të fundit duhet të marrin pjesë në Asamble me të drejtë vote. Askush nuk mund të na e heqë këtë të drejtë. Dua të ngrej vetëm një pyetje për dy kandidatët dhe delegatët që janë këtu. Me të vërtetë mendioni se do të jenë legjitime zgjedhjet që do të zhvillohen pa votën e sportistëve olimpistë. A mund të pranoni ju që të shkelet Statuti? Këtë do t’u mësoni sportistëve elitarë dhe atyre që besojnë te KOSH-i?”.

Në të njëjtën valë ishte edhe Esat Ademi, presidenti i Federatës së Peshëngritjes dhe kandidati për presindentin e ri të KOKSH-it kërkoi në fjalën e tij pjesëmarrjen e sportistëve olimpistë. Avokati Genc Boga, anëtar i Komitetit Ekzekutiv argumentoi rregullat e lojës, duke theksuar se ishte dakord edhe për ndryshimin e Statutit, por duke e lënë në një ditë të tjetër. Replikat Shala-Boga-Domi ishin ato që përvijaun edhe frymën e mëpasshme që do të merrte Asambleja.

Presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari: “Po marrim pjesë në një mbledhje duke shekulur një pikë të statutit”. “Është shkelur një pikë e statutit. Asambleja duket si një mbledhje e Komitetit Që mbledhje e Komitetit Qëndror të PPSH-së”, - tha Paulin Sterkaj. “Të vije një nga fusha e agronomise, dhe të mos votojë sportisti. Jam mik me të dy kandidatët, si me Fidel Yllin dhe Esat Ademin”.
Korab Llazani, sekretari i Federatës së Basketbollit pohoi: “Nuk gjej tagër të hedh votën, duke ditur se kush është përjashta. Nuk e njohim njëri-tjetrin. Nuk kemi olimizëm, kur në faqen e parë është ruajtja e dinjetit.

Procesi i votimit
Ndërsa kandidati për president Fidel Ylli zuri një qoshe të largët të sallës, duke folur vazhdimisht me celular dhe pjestarë të stafit të tij elektoral, kandidati tjeteër për presiddent Esat Ademi, u përfshi në një skandal të vërtetë, duke grisur disa fletë votimi,e më pas duke thyer edhe kutitë transparente të votimit. I rrethuar nga badigardët presidenti i Federatrës së Peshëngritjes, u përfshi në një kapje masive, teksa situata degjeneroi në kapje duarsh, xhaketash e deri në fërkime të ashpra trupore.

Në dorën e djathtë të Ademit kishte edhe gjurma gjaku, e për të mbrojtur presidentin e Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes, në sallë u përlesh me badigardët edhe vetë djali i tij. “Fusni olimpistët. Nuk ecet me burokracitë e së kaluarës dhe me vendime politike të tre vetave”, Situata degjeneroi më pas në grushta midis badigardëve dhe Ademit, por edhe një të panjohuri. “Le të filmojnë televizionet, atë punë kanë. Le ta marrin vesh të vërtetën. Ilir Meta me 10 vetë hyri në grevë urie për të mbrojtur votën edhe unë do të jem këtu për të ruajtur votën time. Nuk pranojnë të votojnë në Asambleja Më vjen keq për Domin që po e mbyll mandatin në këtë mënyrë. Votën nuk ia fal kërkujt edhe pse kam respekt për të gjithë. Për demokracinë dhe ligjin. As nuk e kam parë listën dhe as nuk e kam ditur programin e Asamblesë. Nuk mu dha mundësia asnjëherë të shkel derën e Komitetit Olimpik Shqiptar, kurse me kolegun tim është vepruar krejt e kundërta. Mendoni vetë, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Përparim Ferunin nuk e lejuan të futet brenda”, - tha Ademi, i cili gjatë bllokimit të procesit të votimit për më shumë se një orë nuk lëvizi nga vendi ku ndodheshin fletët e tjera të votimit, ndërsa pranë tij ishin punonjësit e sigurimit të mbaravajtjes së Asamblesë. “Është e parafiksuar se kush do të fitojë, - tha Shala, - prandaj këta kanë frikë nga sportistët”.

 “Do ta ruaj votën timë, nuk ma heq askush këtë të drejtë. Të dani një herë e mirë unë nuk tërhiqem. Kam dëmtuar shumë veten, por për votën e kam bërë, për sportistet dhe olimpizmin shqiptar. Para asgjë nuk tërhiqem nga rregulli, demokracia e ligji”, - përfundoi Ademi.

Fidel Ylli: “Dhe presidentët e Amerikës janë sharrë me njëri-tjetrin si terroristë”

“Nuk kam nevojë për referate. Nuk kemi nevoj për politikë. Kam dalë pa letër. Dua të falenderoj zotin Ademin, pavarësisht akuzave. Nuk dua të bëj me faj as Klodin e as Gurin. Nuk kam konfkikte interesi. Të ndahemi nga dhuna në sport. Të japim mesazhe bashkëpunimi. Jemi biznesmenë në punën tonë, kemi nëvojë për një mentalitet të ri. Dhe presidentë të Amerikës janë sharrë si terroristë, por kanë bashkëpunur. Jemi të dy kampionë, njëri në mundje dhe tjetri në peshëngritje. Sait Prizreni ka arritur rezultatin më të mirë për një sportist në Shqipëri. Le ta vijë Esati ta marë këtë vend. Të dy kemi stafe ekspertësh. Të mos prishim Asamblenës si ajo e Mundjes. Do të jem avokati i Klodit dhe Elisit. Kam bërë luftë me gazetarët për rezultatet jo të mira në Pekin 2008. Të afrojmë sa më shumë femra në sport. Nuk u kemi ngrënë hakun sportisteve olimpistë. Asnjëherë nuk do t’u hahet haku u sportistëve, le të jenë qeveritë të majta apo të djathta. Ademi do të jetë ndihmësi im. Është një figurë me vlera. Të mos bëhemi gazi i botës, të mos bëhemi si politika. Nëse do të zgjidhem në krye të KOKSH-it do të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë.

Ademi: “Prizrenit i jep flamurin Presidenti, ju nuk e qasni brenda”

Kanidati për president, Esat Ademi e morri fjalën menjeherë pas Fidel Yllit. Tonet e qeta të Ademit, në fakt fshinin një revoltë të brendshme të tij. ““Të respektohet statuti, ligji dhe demokracia. Jashtë kësaj dere presin Ilir Suli, Ymer Pampuri, Romela Begaj. Këta dyhet të ishin në Asamble. Nëse kemi bërë një gabim, por të mos bëjmë një të dytë. Olimpistët duhet të jenë. Janë krenaria e sportit. Nuk vendos Komiteti Ekzekutiv sesa do të marin pjesë, një apo dy. Sait Prizreni, si mund të rrijë ai jashtë, Erkand Qeriamaj apo Romela Begajn. Të pranojë zoti Ylli të pranojë që olimpistët të vojën të votojnë, Nuk jam për debate. E rëndësishme është që unë dhe zoti Ylli të shtrëngojmë njeri-tjetrit”.

Domi: “Kemi ndarë gëzime e hidhërime”

Presidenti në largim i KOSH-it Hysen Domi, në fjalën e tij u shpreh midis të tjerave: “Shqipëria jonë së bashku me ju është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike dhe ato Mesdhetare. Kemi ngritur kapacitet profesionale të sportistëve. Kemi ndarë gëzime dhe hidhërimet për arritjet dhe mosrealizimet. Tetë vitet e qënies si president i KOKSH-it janë më të mirat për mua. Nuk është arritur më e mira, më idealja siç kanë arritur simotrat tona, që kanë  përvojë disa dhjetra vjeçare”.

Ruli me “Urdhër Olimpik”

Stavri Bello, sekretari i KOKSH-it: “Pranojmë që ka dhe shumë për të bërë. Zoti Domi, e lini presidencën më mirë sesa e keni gjetur. Sot jemi më shumë të kualifikar, më unikë. Nuk duhet të na trembin debatet. Kurrë më shumë se sot nuk ka 96% të delegatëve. U bëj thirrje kandidatëve për Fair-Play. Komiteti Ekzekutiv nderon me ‘Urdhrin Olimpik’ për kontributin e tij 8-vjeçar (2000-2008.). Me këtë medalje për kontributin e tyre u  nderuan edhe zëvendëspresidenti, ministri Genc Ruli si dhe Myrvete Gjeta, sekretare e Federatës së Notit”.

Guri sjell vërdallë Asamblenë

Mundesi i rangut ndërkombëtar Elis Guri, vendi i tetë në Olimpiadën e Pekinit, ishte ai që krijoi edhe atmosferën më “entuziaste” në Asamble, duke qëndruar fillimisht pas shpinës së presidentit aktual Hysen Domi, e pas disa replikash u konfrontua më pas edhe me punonjësit e sigurisë.

Guri: “Jemi 17 sportistë olimpistë që presim përjashta. Unë nuk lejo të bëhet votimi. Na nxorrën përjashta ne sportistët me tituj”.
U desh ndërhyrja e badigardëve për të vendosur situatën në rregull.
Guri: “Na keni bërë si pingpong ne sportistët. Turp t’iu vu të gjithëve. Maskarenj!”
Domi: “Elis mos ofendo njerëz! Ju lutem, mund t’u nxjerr dhe jashtë!
Guri nga salla: “Kush do të më nxjerrë jashtë?”
Shala nga paneli: “Do t’iu hedhim në gjyq pas Asamblesë!”
Domi: “Sa kohë do t’u lëmë kandidatëve për të folur?”
Guri nga salla: “60 vjet derisa të vdesin në karrige”
Domi: “Kush foli? Ti Elis? Prapë ju? Por, pusho mo njeri”
Guri: “E unë jam, përse nuk të pëlqen ty?”
Domi: “Unë ika si president”.

Vazhdojnë punimet e Asamblesë

Fidel Ylli: “Elis, mos e mbani peng Asamblenë!”
Guri: “Ne duam të drejtën e votitmit. More zotni, ne duam të drejtën tonë”
Ylli: “Tregohuni të matur”
Elis Guri tenton të flasë, por bllokohet nga badigardët.
Guri-Domit: “Ti nuk do ta dish për sportistët. Nuk po shoh asnjë sportist këtu”.
Domi: “Janë 100 veta në sallë.
Guri: “Janë bërë olimpistët sikur janë hunj gardhi. Ju doni të jeni vetë Zot, vetë shkop”.
Domi: “Vendimet që janë marrë nuk ka të bëjnë me statutin, por kjo që po bën ti është mungesë respekti”
Guri: “Ti nuk ke respekt për ne”
Domi: “Ti nuk di të lexosh Elis”
Asim Belinova, ish-shtangist: “Nuk është marrë vendim. Sportistët janë skllavëruar”
Shala: “Ta bëjmë me votime, kush nuk i do olimipistët”
Ademi: “Të arrijmë një marrëveshje me zotin Ylli për olimpistët”
Domi: “Nuk bëhet fjalë për marrëveshje, por për statut”.
Ademi: “Nuk po respektohen listat. Sot na dhatë rendin e ditës. Kjo nuk është një gjë e mirë”.
Sabri Bejleri, sekretari Federatës së Shahut: “Futini në listë 17 olimpistët. Futuni brenda në sallë. Duhet të votojnë. Nuk bëhet Asamble pa sportistët”
Domi: “Edhe zonja (Shala) që flet shumë, ka ngritur dorën për të qenë dy sportistë olimpistë (Lindita Kodra, Gerti Trasha), dhe ajo vetë”.
Shala: “Nuk e kam ngritur dorën”
Domi: Të kemi filmuar, e ke ngritur dorën”
Guri: “Këta janë vetë zot, vetë shkop. Çfarë jeni ju mo. Shpejt do ta merrni vesh”
Përplasje me forcë midis badigardëve dhe Elis gurit. Sharrje dhe protesta midis gurit e përfaqësuesve të

Për kë do të votohej

Për President të KOSH-it
Kandidatët:Fidel Ylli e Esat Ademi

Për Sekretarin e Përgjithshëm
Kandidat i vetëm: Stavri Bello

Për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Nga 15 kandidatë, zgjidhen 9 veta

Ana Qëndro, Artan Hajdari, Avni Ponari, Bujar Kasmi, Ela Tase, Flobenc Dilaveri, Genc Boga, Gëzim Panariti, Hysen Domi, Koço Mikerezi, Përparim Feruni, Skënder Anxhaku, Vesel Rizvanolli, Viron Bezhani, Vladimir Gjonaj.

E Shtune, 06 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›